• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Edhe pse me mbrojtje ligjore, shtetas iranianë e të tjerë përfundojnë në Afrikën Qendrore

by A R
13/06/2026 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetas nga Irani, Afganistani, Turqia dhe Gjeorgjia, janë deportuar të premten, 12 qershor, në Republikën e Afrikës Qendrore, si pjesë e një politike të re të “deportimeve në vende të treta” të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas kësaj praktike, persona të deportuar, përfshirë edhe individë me mbrojtje ligjore, dërgohen në vende me të cilat nuk kanë lidhje, si pjesë e asaj që kritikët e konsiderojnë zgjerim të politikave të ashpra të emigracionit.

Trump e ka cilësuar Iranin si “regjim terrorist”, ndërkohë që SHBA-të po deportojnë shtetas iranianë që janë larguar nga vendi, përfshirë të paktën dy gra iraniane të përfshira në fluturimin e fundit. Sipas avokates së tyre, këta persona kishin marrë një mbrojtje ligjore që ua ndalonte dëbimin në vendet e tyre të origjinës, pasi gjykata kishte vlerësuar se atje mund të përballeshin me rrezik përndjekjeje ose rrezik serioz për jetën.

“Ne kemi frikë se ato do të detyrohen të kthehen në vendet nga të cilat janë arratisur“, tha avokatja Emily Trostle, duke shtuar se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë me deportime në Afrikë.

Avioni u nis nga Alexandria, Louisiana, të enjten në mbrëmje, sipas sistemit ICE Flight Monitor, i lidhur me organizatën Human Rights First. Më pas ai ka bërë një ndalesë në Ganë, e cila përdoret shpesh si qendër tranziti për deportime, dhe më pas ka mbërritur në kryeqytetin Bangui.

Nuk është e qartë nëse disa persona janë zbritur në Ganë apo nëse të gjithë janë dërguar në Republikën e Afrikës Qendrore, sipas avokates së emigracionit Alma David. Autoritetet e emigracionit në Ganë nuk kanë reaguar ende. Sipas saj, të deportuarit përfshijnë persona me status mbrojtjeje nga vende të ndryshme si Irani, Afganistani, Turqia dhe Gjeorgjia.

Në vitet e fundit, situata e sigurisë në Republikën e Afrikës Qendrore është përmirësuar pjesërisht me ndihmën e misionit të OKB-së, por vendi mbetet ende i paqëndrueshëm dhe i përfshirë nga grupe të armatosura.

Si pjesë e kësaj politike, administrata Trump ka zgjeruar kategoritë e personave që mund të deportohen dhe destinacionet ku mund të dërgohen.

Sipas Washingtonit, ndalimi ligjor vlen vetëm për deportimin direkt në vendin e origjinës, ndërsa dërgimi në vende të treta lejohet edhe nëse më pas ata kthehen në vendet e tyre.

Avokatët dhe të deportuarit kanë raportuar kushte të vështira ndalimi në Ganë dhe ndalime të zgjatura në Eswatini, si dhe raste të tjera të abuzimeve të pretenduara.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me këta persona pas mbërritjes në Republikën e Afrikës Qendrore, pasi nuk ka marrëveshje të njohur publike mes Banguit dhe Washingtonit për këtë çështje.

Sipas ekspertëve lokalë, mungesa e transparencës nga autoritetet ka rritur shqetësimet për fatin e emigrantëve të deportuar në vend. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se mbetet i përkushtuar për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe në masë, por nuk dha detaje për marrëveshjet specifike.

Ndërkohë, autoritetet e Republikës së Afrikës Qendrore nuk kanë dhënë ende asnjë koment zyrtar.

Next Post
Nën efektin e alkoolit tentoi të përplaste disa persona, arrestohet shkodrani

Nën efektin e alkoolit tentoi të përplaste disa persona, arrestohet shkodrani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In