• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Premier League në shënjestër të sulmeve terroriste

by Java News
07/01/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadrat e Premier League janë paralajmëruar të jenë në gatishmëri maksimale nga rreziku i sulmeve terroriste, shkruan The Sun.

Nëpërmjet një letre që e kanë marrë klubet elitare angleze, u është bërë e ditur se tash e tutje duhet të shtojnë masat e sigurisë dhe t’i shpeshtojnë kontrollimet nëpër stadiume.

Ky paralajmërim ka ardhur pas sulmit terrorist që ndodhi gjatë Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën 12 persona të vdekur dhe 56 të tjerë të lënduar. Skuadra e parë që ka shtuar masat e sigurisë në Premier League është Manchester Unitedi.

Ekipi nga “Old Traffordi” ka shtuar numrin e personave të sigurisë dhe ka angazhuar një makineri për kërkimin e bombave brenda dhe jashtë stadiumit, transmeton Koha Ditore.

“Ekipet e Premier Leagues e marrin me seriozitetin më të madh çështjen e sigurisë nëpër stadiume dhe tashmë ato kanë filluar të ndërmarrin masat shtesë për të cilat edhe janë paralajmëruar.

Klubet po bashkëpunojnë edhe me policinë, në mënyrë që të ofrojnë siguri maksimale për të gjithë në stadium”, ka thënë zëdhënësi i Premier Leagues.

“Pas sulmit terrorist në Berlin, që ishte shumë tragjik, të gjitha skuadrat elitare janë paralajmëruar nga sulmet e mundshme.

Kështu që, Premier League është shumë e gëzuar që të gjitha ekipet nuk kanë hezituar t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për rritjen e sigurisë”. (b.an)

Next Post
Mbërritja e emigrantëve për festat, zyrat e gjendjes civile të hapura të shtunën

Korrigjimi i vendbanimit falas deri në Korrik, më pas penalizime me gjoba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com