• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edhe PE-qeverisë: JO devijimit të Vjosës, ruani “zemrën blu”!

by
14/05/2015 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pritje të vendimit të Gjykatë greke për Çështjet Administrative edhe Parlamenti Europian (PE) i bën thirrje, qeverisë së Shqipërisë të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij si dhe mundësisë së devijimit të saj për shkak të ndërtimeve të HEC-eve.

Në fakt bëhet fjalë për rezolutën e PE-së, të hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe të miratuar në fund të muajit Prill. Kjo pasi në nenin 27 të rezolutës, bazuar në direktivën e BE për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve theksohet se ”këto projekte do të dëmtojnë ekosistemet e lumit Vjosa, që siç thuhet në rezolutë është një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur.

Paralajmërimi i PE-së për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa vjen në një kohë kur shoqatat ekologjiste, grupe të shoqërisë civile, po kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar. Por nga ana tjetër, qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në total 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosa dhe degët e tij, nga të cilat dy tashmë kanë filluar të ndërtohen.

Është për t’u nënvizuar fakti se vendimi për devijimin e lumit Vjosa është marrë nga 9 ministri greke, dhe nga Këshilli Kombëtar i Ujërave, ku qëllimi i tij është ndërtimi i një hidrocentrali me kapacitet të lartë prodhues. Nëse kjo ndodh, lumi do devijohet drejt liqenit të Janinës duke e zhdukur rrjedhën e tij në pjesën shqiptare, që është edhe gjatësia më e madhe e lumit.

Ky devijim dhe ndërtimi i hidrocentraleve në mbi lumin Vjosa është në shkeje me ligjet ndërkombëtare pasi ky është një lum që kalon në 2 shtete dhe pala shqiptare nuk është pyetur. Kjo ka sjellë reagime të forta edhe në Shqipëri të ambientalistëve që i kanë kërkuar qeverisë shqiptare reagim sa më të shpejtë.

Lumi Vjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës, si lumi i fundit i madh në Europë që ka mbetur pothuajse i paprekur në 272 km e gjatësisë së tij, ku 80 km janë në territorin e Greqisë, ndërsa 192 km brenda territorit të Shqipërisë.

Sakaq, në Mars të këtij viti Gjykata për Çështjet Administrative në Greqi, bëri të ditur se do të paraqesë vendimin e saj për këtë çështje pas 6 muajsh, pas rekursit të bërë nga dy shoqata mjedisore dhe Instituti për Menaxhimin e Parqeve Kombëtare.

Next Post

VIDEO/ Kërkoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In