• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edhe PE: Kërkohet hetim ndërkombëtar për Kumanovën

by
21/05/2015 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë debatuar dje në një seancë plenare për situatën aktuale në Maqedoni, gjatë së cilës shprehën shqetësimin për shkak të krizës politike në këtë vend dhe ftuan Parlamentin Evropian që të mbështetë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Debati filloi me leximin e deklaratës së përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në të cilën shprehet pikëllim i thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë, që nuk duhet shikuar si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.

Përfaqësuesi i grupimit më të madh, atij PPE, Eduard Kukan ftoi PE-në që të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj evropiane, duke shtuar se kjo do të ndihmonte më së shumti në zgjidhjen e problemeve në rritje në këtë vend.

“Është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat që po tronditin kreun politik maqedonas”, tha kukan.

Sipas deputetit slloven, Ivo Vajgell, tha se beteja etnike në Kumanovë dhe problemet kufitare janë tipike për këtë pjesë të Ballkanit, ku kemi të bëjmë me shovenizimin islamik. “Maqedonia është nën ndikim të madh të Rusisë”, shtoi ai.

Deputetja austriake, Ulrike Lunacek deklaroi se është e tronditur me vrasjet në Kumanovë.

“Duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat se Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura”, deklaroi Lunacek.

Next Post

Merkel "kërcënon" Putin: Rusia nuk ka lidhje me vlerat e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com