• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe pas dëmshpërblimeve PD akuzon: Kur qytetarët përmbyteshin Rama hapte ekspozita në SHBA

by A R
28/12/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit të zhvilluar në nga kryeministri Rama në Fushë-Krujë me qytetarë të prekur nga përmbytjet të cilëve i’u shpërndanë çeqe dëmshpërblimi, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Përmes një deklarate të zëdhënëses Ina Zhupa, PD i rikthehet akuzave ndaj Ramës duke i kujtuar se kur shqiptarët përmbyteshin, kryeministri hapte ekspozita në SHBA.

Deklarata

Me një regji bajate, ku i kërkon njerëzve votën para kamerave në këmbim të çekut, Edi Rama bëri sot sikur u kujtua për banorët e Fushë-Krujës. Po ata dhe çdo qytetar i vendit e mban mend mirë se kur u rrethuan nga uji e balta, Edi Rama mori rrugët e botës për pushime luksi. Pikërisht, ditën kur qindra familje u përmbytën në Fushë-Krujë, Edi Rama shkoi në Neë York për ekspozitë pikture.

Në kulmin e fatkeqësisë, Rama i braktisi banorët. Tani që po vijnë zgjedhjet bën sikur po i dhimbsen. Sërish, ai nuk ka dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, por fajin e kanë qytetarët, fajin e ka natyra, fajin e kanë kanalet që janë bllokuar. Ka 4 vjet që hedh para për luks, për zyra, për palma, për makina, për ekspozita pikture, për të parë NBA, për fundjavë me Gjushin, për shëtitje nëpër stadiumet e botës, para që po të shkonin për investime në bujqësi, në kanale kulluese e vaditëse nuk do kishte këto dëme me shiun e parë që bie. Këto para do të ishin të mjaftueshme për t’i dëmshpërblyer në kohë familjet e përmbytura e për tu ardhur në ndihmë fermerëve. Këto janë përpjekje të dëshpëruara. Qytetarët nuk e besojnë më Edi Ramën. Sepse nuk mund të besohet dikush që të kthen kurrizin në ditën më të vështirë, dhe kthehet kur afrojnë zgjedhjet.

/a.m.

Next Post
FOTOT/ Kur mamatë shkruajnë në smartphone dhe përdorin gabimisht “shprehjet” e rinisë…”Tezja jote vdiq… lol”

FOTOT/ Kur mamatë shkruajnë në smartphone dhe përdorin gabimisht "shprehjet" e rinisë..."Tezja jote vdiq... lol"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com