• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

by Java News
23/12/2025 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Niazi Jaho

Në një shkrim të botuar para disa muajsh, e kam trajtuar rëndësinë që ka zbatimi i parimit të prezumimit të pafajësisë.

Formulimi i nenit 30 të Kushtetutës është i qartë jo vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët por edhe për shumë të tjerë. Në të thuhet: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.”

Përse atëhere ky parim cenohet dhe bëhet objekt shqyrtimi deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut? Arsyet janë nga më të ndryshmet por në këtë shkrim do të ndalemi shkurt vetëm në disa prej tyre.

Përse i rikthehem këtij problemi? Sepse mendoj se ka paqartësi për shkak të mos njohjes, sepse ka mendime dhe interpretime të ndryshme. Në vështrim të lirisë së shprehjes (neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut) kjo është normale. Mendimi ndryshe duhet respektuar edhe nëse nuk pajtohesh me të. Argumenti është i nevojshëm në debatin e shëndoshë dhe në shërbim të publikut të gjerë.

Mosrespektimi dhe moszbatimi në praktikë i parimit të prezumimit të pafajësisë mund të shoqërohet me pasoja të dëmshme. Prandaj, kërkohet që hetimi dhe gjykimi i çështjeve penale të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe objektiv.

Gjykata, në zbatim të prezumimit të pafajësisë “jep vendim fajësie kur i pandehuri rezulton fjator për faktin penal që i atribohet përtej çdo dyshimi” (neni 4 i Kodit të Procedurës Penale)

Që prokurorët dhe gjyqtarët të zbatojnë parimin e mësipërm që është element përbërës i procesit të rregullt ligjor (neni 6 i KEDNJ) do të duhej që realisht të ishin të pavarur, të paanshëm, profesionalisht të përgatitur, të papërlyer dhe me integritet.

Gjykata ka mision të një rëndësie të veçantë. Është ajo që vlerëson masat e sigurimit të propozuara nga prokurori, që vlerëson materialin hetimor (faktet, provat, thëniet e dëshmitarëve dhe të pandehurve, ekspertimet e ndryshme, etj). Është ajo që zbaton parimin e barazisë së armëve dhe që përfundimisht vendos fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit.

Më ka tërhequr vemendjen, portretizimi që i bën figurës së gjyqtarit ish kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit Aharon Barok, në librin e tij “Gjyqtari në demokraci”. Ai thotë “Si gjyqtar nuk kam platformë politike. Nuk jam person politik i djathtë apo i majtë, fetar apo laik, i pasur apo i varfër, i aftë apo i paaftë. Të gjithë janë qënie të barabarta para syve të mi. I njoh zinxhirët që më lidhin si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë. E kam theksuar shpesh sundimin e ligjit dhe jo të gjyqtarit. Detyrën time unë e shoh si mision. Sa herë që hyj në sallën e gjyqit, hyj me ndjenjën e thellë se ndërsa unë gjykoj, pres edhe të gjykohem”.

Kur njihesh me këtë portretizim ka arsye të shprehesh se ky përcaktim vështirë të arrihet, është ideal, etj. Sigurisht që ky është një proces i gjatë që ka të bëjë me shumë faktorë, por në fund të fundit për këtë synohet, ky është objektivi.

Me krijimin e Reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë të SPAK-ut u krijuan kushte që të lëkundet dhe të goditet rëndë miti i pandëshkueshmërisë të zyrtarëve të lartë. Kjo veç të tjerave ndodhi sepse prokurorët e këtij organi të specializuar treguan integritet. Pikërisht për këtë arsye opinioni i gjerë shoqëror i mbështet dhe inkurajon ata. E megjithkëtë do të ishte gabim ose nuk do të ishte e rekomandueshme që arritjet të mbivlerësoheshin në dëm të kritikës konstruktive.

Vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut janë orientime detyruese veçanërisht në zbatimin e parimeve dhe të standardeve që kërkohen.

GJEDNJ në një nga vendimet e saj nuk e ka quajtur cenim të prezumimit të pafajësisë nëse autoritetet informojnë publikun për ndalimet apo arrestimet që kryhen, faktet kryesore apo provat ku bazohet dyshimi (dhe që nuk përbëjnë sekret hetmor), motivet e autorëve të krimit, etj.

Në këtë vendim thuhet gjithashtu se shkelje e parimit të prezumimit të pafajësisë do të konsiderohej nëse do të bëheshin deklarata se i akuzuari është fjator (çështja Kraus kundër Zvicrës dhe çështja Worm kundër Austrisë)

Prezumimi i pafajësisë mund të cenohet duke marrë shkas vetëm nga fakti se personi i akuzuar është shkarkuar nga detyra edhe pse shqyrtimi gjyqësor është në vazhdim. (çështja Celik kundër Turqisë)

Prokurori, sipas GJEDNJ, duhet ti paraqesë gjykatës fakte dhe prova të verifikuara për ta bindur atë se i pandehuri është fajtor. Paraprakisht ai (prokurori) duhet të vejë në dijeni të pandehurin për materialet hetimore në ngarkimin e tij dhe ti japë atij mundësinë për të pregatitur mbrojtjen (çështja Barbera Messague and Jubarda kundër Spanjës)

Në çështjen Mulosmani kundër Shqipërisë, GJEDNJ është shprehur se zyrtarët publikë duhet të tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre para se një person të gjykohet dhe të shpallet fajtor.

I një rëndësie të veçantë është vendimi i GJEDNJ dhënë para shume viteve lidhur me kërkesën e Allenet de Ribemont kundër Francës. Në këtë vendim për herën e parë Gjykata trajton çështjen se prezumimi i pafajësisë duhet respektuar edhe nga zyrtarët, funksionarët publikë, etj.

Mendoj se ka interes të dihet diçka më tepër mbi përmbajtjen e kërkesës që përmendëm më lart që gjykata e konsideroi të bazuar.

Në Francë u krye një vrasje e bujshme. Për këtë u arrestuan dy persona, një prej tyre ishte Allenet de Ribemont. Për këtë çështje ish Ministri i Brendshëm i Francës dhe dy zëvendësit e tij në një konferencë shtypi deklaruan se Allent De Ribemont që ishte arrestuar para një muaji ishte bashkëpunëtor në kryerjen e këtij krimi. Media e transmetoi menjëherë këtë deklaratë. Më pas prokurori e pushoi çështjen kundër Allenit për mungesë provash.

Ai ju drejtua me kërkesë GJEDNJ sepse ishte cenuar prezumimi i pafajësisë dhe si pasojë ishte dëmtuar rëndë reputacioni i tij, familja dhe të afërmit ishin shqetësuar ndërsa vajza e tij kishte pësuar tronditje nervore. Vlen të përmendet se shpesh gjykatat, sidomos Gjykatat Kushtetuese të vendeve të tjera, por edhe Gjykata tonë Kushtetuese i referohen këtij vendimi sepse prezumimi i pafajësisë mund të cenohet jo vetëm nga prokurorët dhe gjyqtarët, por edhe nga të tjerët, përfshi këtu edhe median.

Misioni kresor i medias, siç dihet, është të marrë informacion dhe t’ja transmetojë atë publikut për të nxitur debatin kritik duke ndikuar kështu në ndërgjegjësimin e tij. Por nuk do të ishe as në interes të vetë publikut që ky debat të përqëndrohej në çështje që do të binin ndesh me nenin 30 të Kushtetutës. Është kjo arsyeja që prezumimi i pafajësisë vlen edhe për mediat dhe mënyrën se si ato raportojnë lajmin. Aty ku lajmet konfirmojnë apo nënkuptojnë fajin e një personi para se ai të dënohet, mund të minojnë prezumimin e pafajësisë dhe të shkelë nenin 6 të KEDNJ (çështja Kuzmin kundër Rusisë). Mediat dhe autoritetet publike duhet të shmangin cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë (shih Dudko kndër Australisë dhe Gridin kundër Federatës Ruse, Komiteti i të Drejtave të Njeriut)

Në vendimin e GJEDNJ lidhur me çështjen Worm kundër Austrisë thuhet se publiciteti i procedurave paraparake të gjykimit mund të cenojë shpresat dhe pritshmëritë e të pandehurit për një gjykim të drejtë, prandaj publiciteti i saj mund të kufizohet pa paragjykuar lirinë e shprehjes (mbrojtur nga nenin 10 i KEDNJ). Por në raste të tilla duhet të mbahet ekuilibri i duhur ndërmjet të drejtës për një gjykim të drejtë dhe asaj për një shtyp të lirë.

Next Post
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

"Paqe fiskale vetëm me ato biznese që...", Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

December 23, 2025
Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

December 23, 2025
Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

December 23, 2025
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Silvana, Gjeta dhe Spaçi

December 23, 2025
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

December 23, 2025
Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

December 23, 2025
Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

December 23, 2025
Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com