Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Prix në Antalya të Turqisë.
Për ta rrëmbyer të artën kosovarja e mposhti xhudisten nga Ukraina, Anastasya Turchin, raporton Gazeta Express. Në gjysmëfinale, Kuka e kishte mundur xhudisten ruse, Nikiforova. Kuka është fituese e medaljes së artë në kategorinë -78 kg.
Ky ka qenë një fundjavë triumfuese për Kosovën në garat e xhudos, pasi tri vashat tjera, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi i siguruan vendit medalje në Antalya.