• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

by Indrit Vokshi
06/02/2026 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi

U zyrtarizua si Kryeinspektor i Kryeministrit. Dashit i thanë e kemi me primare përzgjedhjen; fito primaret, je deputet. I fitoi primaret, nuk e bënë deputet. Vetë partia e thyeu besimin, e thyeu premtimin e vet. Njejtë si me Hysen Kadiun. Tani iu thotë edhe pse nuk ndoqëm meritokracinë, edhe pse iu bëmë padrejtësi, edhe pse thyem premtimin që dhamë vetë, ju duhet të rrini aty, ta pranoni padrejtësinë që ne iu bëjmë!

Nëse nuk e pranoni, quheni tradhëtarë. Dmth quhet tradhëtar kush nuk e pranon padrejtësinë, jo kush e thyen premtimin dhe e bën padrejtësi.

Sipas logjikës komuniste; logjikë e përftuar nga Sali Berisha qysh kur ishte sekretar i PPSH dhe kryetar partie kishte Enver Hoxhën, logjikë e transportuar deri në vitin 2026, ti duhet të pranosh fatin që ta cakton udhëheqësi me arbitraritet. Nëse nuk e pranon atë fat, je tradhëtar. Në atë sistem gjykimi dhe argumentimi, udhëheqësi i partisë përcakton fatet, cakton cila është e vërteta dhe cila gënjeshtra; cila është e drejta e cila e padrejta.

Dhe nëse udhëheqësi të godet, sipas atij sistemi, ti duhet të fikesh e të mbarosh si njeri, të mos kesh më jetë dhe karrierë, duhet të zhdukesh nga qarkullimi. Është mentaliteti që po të goditi Enveri, të largonin dhe nga qyteti, të hiqnin edhe nga puna dhe të çonin në punë më të rënda e të rëndomta. Ti mbaroje si njeri, nuk kishe asnjë mundësi as për të reaguar as për tu ringritur.

Sot ka vetëm një problem i cili e sfidon atë lloj sistemit të të gjykuarit; pluralizmi i interesave. Nuk ekziston më një parti dhe një udhëheqës me kontroll në të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë. Sot janë dy ose më shumë parti dhe fakti që pushteti legjitimohet me zgjedhje, individëve që goditen iu jep mundësi ringritjeje, duke i bërë të nevojshëm diku tjetër, në një strukturë tjetër, brenda disa interesave të tjera.

Iu tundet para syve besnikëria? Ripërsëris fjalinë e famshme të Milovan Gjilasit në librin mbi Titon: “Besnikëria jonë ndaj partisë, është dobësia jonë përballë partisë”. Sepse udhëheqësi ty të kërkon besnikëri, ndërsa vetë atë, udhëheqësin, ska kush e gjykon për mungesë besnikërie. Sepse turma e partisë është me udhëheqësin.

Përshembull Sali Berisha u ngrit me 9 shtator 2021 me premtimet për të ndërtuar parti demokratike, parti me meritokraci, parti ku lideri mban përgjegjësi dhe jep dorëheqjen nëse humb. Asnjërin premtim nuk e mbajti. A ka pabesi e mungesë besnikërie më të madhe se kaq? Jo, nuk ka. Mirëpo siç thamë, në partitë me sistem bolshevik mendimi, pabesinë e udhëheqësit nuk ka kush e gjykon, sepse turma është me udhëheqësin. Individi të cilit i është bërë padrejtësia, mbetet pa mbrojtje sepse turma nuk e mbron. Turmat janë krah udhëheqësve, sado pabesi të bëjnë ata. Kështu janë partitë autoritare quasi-bolshevike.

Jo po Dashi duhet të ishte besnik ndaj parimeve të veta, jo ndaj Sali Berishës; le të largohej nga Sali Berisha por të mos shkonte tek Rama. Ky quhet imoralitet i thellë i militantizmit. Sepse Berishës nuk i kërkohet besnikëri ndaj parimeve që ka premtuar.

Militanti nuk e kupton se partia është fraksionim i tri llojeve të interesave: Ideologjiko-identitare-kulturore, interesa ekonomike, psh mbron interesat e një fushe të caktuar të ekonomisë, dhe interesa karrieriste të cilat janë legjitime. Militanti është te tifozeria. Dashi në ketë rast ka pasur interesa karrieriste brenda partisë, pra është klasifikuar tek fraksioni i tretë. Smund të jenë të gjithë tifozë.

Edi Rama pa dyshim ka pasur interesin që nëpërmjet Dashit të japë një mesazh: Partia ime është parti e cila përfshin interesa. Ata që janë vlerë elektorale dhe në sistemin e interesave, e kanë derën hapur. Ketë e ka thënë në vitin 2003 kur pati kandiduar: Partia nuk është monument kulture i cili ruhet i paprekur. Dmth partia është dinamike dhe në rrugëtimin e saj është si autokombanja; mbledh interesa gjatë rrugës që përshkon.

Ndryshe nga autokombanja përballë, partia e Sali Berishës nuk mbledh interesa, përkundrazi, në vend që të ishte në zgjerim e ekspanzion, është në zvogëlim dhe tkurrje.

Dhe zgjidhja pa zgjidhje është akuza për tradhëti.

Next Post
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Kta mulat,e nulat,bythe lepiresit e monsters se vicidolit,kane kurrajon te zene ne goje Z Dash Sulen,nder me te pasterit e te quajtures pd.Kta smenduan fare,e hollen ne rruge,pa ju bere syri terte.Urime Z Sula ne punen e re,pac shendet e cdo te mire,te marrshin te keqen,komunista e spiunte e monsters.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In