• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe një aspirinë mund të jetë më e rrezikshme se sa AstraZeneca

by A R
18/03/2021 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EMA (Agjencia Europiane e Barnave) ka nënvizuar përfitimet e mëdha të vaksinës AstraZeneca përkundrejt disa episodeve të pafavorshme, shkruan Chiara Di Tommaso në faqen e internetit vesuviolive.it.

”Nuk ka rrezik për vaksinën Astrazeneca. Nga 17 milionë të vaksinuar ka pasur vetëm 37 raste të embolisë dhe trombozës. Informacioni i disponueshëm deri më tani tregon se numri i ngjarjeve tromboembolike në njerëzit e vaksinuar nuk është më i lartë se ai i vërejtur në pjesën tjetër të popullatës”, theksoi EMA.

”Bilanci i përfitimeve dhe rreziqeve për vaksinën AstraZeneca Covid konsiderohet pozitiv dhe nuk shohim asnjë problem në vazhdimin e vaksinimeve duke përdorur këtë vaksinë. Ne jemi duke shqyrtuar të dhënat dhe ngjarjet vdekjeprurëse të raportuara për t’u përpjekur të kuptojmë nëse ka grupe specifike të rasteve të lidhura me lloje të caktuara të patologjive ose me statusin mjekësor të subjekteve”, shton ajo.

Në Britaninë e Madhe 10 milion qytetarë kanë marrë një dozë Astrazeneca, 275 vdekje të dyshuara, një përqindje shumë e ulët.

Për më tepër, hetimet e autoriteteve britanike nuk i lidhën vdekjet me administrimin e vaksinës, duke i konsideruar ato si vdekje natyrore. Deri në pranverë Anglia do të jetë një nga rajonet e para në Europë që do të jetë imun për verën.

Të gjitha barnat, në fletëpalosjen e paketimit, kanë renditur efektet anësore. Një nga ilaçet më të përdorura nga europianët është aspirina.

Aspirina mund të jetë fatale për të moshuarit ose njerëzit me probleme të zemrës.

“Rrallë shumë rrallë mund të ndodhë hemorragji cerebrale, veçanërisht te pacientët me hipertension të pakontrolluar (presion të lartë të gjakut) dhe/ose me antikoagulantë (ilaçe që përdoren për të ngadalësuar ose frenuar procesin e mpiksjes së gjakut), i cili, në raste të izoluara, mund të jetë potencialisht vdekjeprurës”, sipas Insitutit të Lartë italian të Shëndetit.

Sipas këtij instituti, efektet anësore të rralla nënkuptojnë që “1 deri në 10 persona në 10 000 mund të preken”.

Një shënim i veçantë është në fletëpalosjen për aspirinën për të moshuarit, ku thuhet se ”rreziku i efekteve anësore serioze është më i madh tek të moshuarit. Nëse jeni mbi 70 vjeç, këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë ilaç”.

Numra shumë më të lartë se ata të regjistruar pas vaksinës Aztrazeneca.

/ATSH/ a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Premte 19 Mars 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com