• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe në Gjermani ka “hajdutë dritash”: Merkel u pret energjinë 328 mijë familjeve

by Java News
06/12/2017 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak se nuk kanë paguar faturat mijëra gjermanëve u është ndërprerë rryma elektrike. Sipas të dhënave të Agjencisë Gjermane për Energjinë vitin e kaluar në Gjermani u është ndërprerë rryma elektrike 328.000 familjeve sepse ato nuk kishin paguar faturat. Po ashtu 6,6 milionë familje kanë marrë paralajmërim për ndërprejen e energjisë elektrike po për këtë shkak.

Ndërprerja e rrymës bëhet kur dikush i ka borxh kompanisë së furnizimit me energji elektrike 100 euro dhe pasi është paralajmëruar disa herë. Atij që i pritet rryma elektrike është i detyruar të paguajë jo vetëm shumën e prapambetur, por edhe shpenzimet per rilidhjen e rrymës elektrike që mund të shkojnë deri në 200 euro. (shën: Emri i kancelares në titull është përdorur si metaforë, pasi energjia elektrike menaxhohet nga sektori privat). Për shumë persona që jetojnë me ndihmë sociale apo kanë të ardhura të ulëta në Gjermani, këto shpenzime janë të vështira për t’u përballuar.

Grupet më të prekura

Sipas një studimi të Caritasit gjerman prej paralajmërimërimeve për prerjen e dritave janë të prekura më tepër familjet, kurse prej prerjes së dritave për shkak mospagese personat që jetojnë vetëm.

Ajo që bie po ashtu në sy është se ndër personat më tepër të prekur bëjnë pjesë personat me nivel të ulët shkollimi që nuk i kuptojnë mirë shkresat dhe ligjet dhe nuk dinë të komunikojnë me autoritetet. Po ashtu shumë prej tyre kanë edhe borxhe, sepse shpenzojnë më tepër se sa kanë të ardhura.

Të mësojmë njerëzit t’i shtrijnë këmbët sa kanë jorganin

Autorët e studimit rekomandojnë që të organizohen kurse për t’u mësuar njerëzve se si të jetojnë me pak të ardhura dhe si të mos shpenzojnë më tepër se sa fitojnë. Po ashtu kërkohet që për ata që marrin ndihma sociale të bëhen më tepër sqarime që të mos shkojë puna deri tek ndërprerja e energjisë elektrike.

Shumë kërkojnë edhe ngritjen e ndihmës sociale për shkak të rritjes së shpenzimeve dhe të çmimeve. Por edhe shtimin e përdorimit të aparateve elektrike, si frigoriferë etj., që harxhojnë pak energji.(DW)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!

Buxheti 2027/ Komisioni i Ekonomisë kërkon zgjidhje për 80 mijë pensionistë që s’kanë përfituar kompensim

November 26, 2026
Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

November 26, 2026
Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

November 26, 2026
“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

November 26, 2026
Samiti i Investimeve në Tiranë, eksperti Çoçoli: Mesazhi i BE-së është i qartë, ju konsiderojmë si të barabartë!

Samiti i Investimeve në Tiranë, eksperti Çoçoli: Mesazhi i BE-së është i qartë, ju konsiderojmë si të barabartë!

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

November 26, 2026
Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

November 26, 2026
Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!

Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!

November 26, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!

November 26, 2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In