• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Edhe në 2018, shqiptarët më të varfrit e Europës. Sa llogariten të ardhurat për frymë

by Java News
13/12/2019 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asgjë nuk ka ndryshuar. Shqipëria bashkë më Bosnjën sipas Eurostat, mbeten dy vendet më të varfëria të Europës. Matjet për 2018 treguan se të ardhurat për frymë janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian.

Nga të dhënat e publikuara dje në krahasim me një vit më parë, ka një përmirësim të lehtë, pasi treguesi është rritur me 1 pikë përqindje, në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa në 2017-n ishte 29%.

Por në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria renditet e fundit e vetme, me 38% të mesatares europiane (Bosnja e ka këtë tregues 38%).

Për të ardhurat për frymë në rajon, në vend të parë është Mali i Zi, me 48% të mesatares Europiane, e ndjekur nga Serbia (39%), Maqedonia (37%).

Për konsumin individual për frymë, sërish e para është Mali i Zi, me 58%, Serbia (48%), Maqedonia e Veriut (41%).

Prej vitesh, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, nuk po arrijnë të bëjnë para në të ashtuquajturin procesin e konvergjencës që nënkupton një rritje më të shpejtë me vendet e zhvilluara në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë mesatares së tyre.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit “jeta në tranzicion” konstatonte se Shqipërisë mund t’i duhen 80 vite që të kapë mesataren e vendeve të zhvilluara të OECD në të ashtuquajturin proces të konvergjencës.

Sipas Eurostat, Konsumi Individual Aktual (AIC) është një masë e mirëqenies materiale të familjeve. Përgjatë shteteve anëtare të Eurozonës në vitin 2018, AIC për frymë, e shprehur në paritetin e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 134% në Luksemburg.

Këto të dhëna, të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian, bazohen në paritetin e fuqisë blerëse të rishikuara dhe shifrat e fundit të PBB-së dhe popullsisë.

Dhjetë shtete anëtare regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 34% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (20% më lart). Ata u pasuan nga Austria, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Suedia dhe Franca me nivele prej 7 deri 17% mbi mesataren e BE-së.

Konsumi për frymë për katërmbëdhjetë shtete anëtare vendoset midis mesatares së BE-së dhe 30% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Lituania, Portugalia, Çekia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Sllovenia, Greqia, Polonia, Estonia, Sllovakia dhe Rumania ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren. Katër shtete anëtare regjistruan konsum për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE-së. Letonia, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte konsum për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE mbeti relativisht e qëndrueshme në shumicën e shteteve anëtare. Sidoqoftë, rritje të dukshme janë regjistruar në Rumani (71% e mesatares së BE në 2018 krahasuar me 65% në 2016), Sllovaki (73% kundrejt 68%) dhe Lituani (89% kundrejt 85%). Në të kundërt, uljet më të dukshme janë regjistruar në Suedi (108% në 2018 kundrejt 112% në 2016) dhe Francë (107% kundrejt 110%), shkruan “tema”.

Në vitin 2018, PBB për frymë shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse (PPS) varionte midis 51% të mesatares së BE në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. /e.s/

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Peqin, vritet 23-vjeçari, plagoset rëndë me plumb në kokë një tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Peqin, vritet 23-vjeçari, plagoset rëndë me plumb në kokë një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com