• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe me protestat, s’kemi bashkëkohësi, por PD s’i drejton dot?!

by Ben Andoni
28/10/2019 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka kohë që njerëzit duan të protestojnë. Por nuk dinë sesi ta shkundin sistemin tonë krejt të kalbur. Politika futet në mes të çdo proteste dhe kërkon kapital, kurse militantët shkatërrojnë gjithçka. U morën protestën studentëve, minatorëve dhe kujto që u ngrit. Pastaj, kuptohet: pakt me njëri-tjetrin. Në fakt, ka dhe rezistencë, teksa ka komunitete më të vogla, që protestojnë sipas mënyrës së tyre. Vazhdojnë e protestojnë banorët e Astirit të rrudhur në numër nga koha dhe mënyra sesi përballen me policinë, gjithnjë e më të pakët njerëzit e teatrit, por gjithsesi rezistojnë prej muajsh pa fund. Nga ana tjetër, të dyja protestat i kanë shërbyer kryeministrit për të treguar demokratizimin e jetës shqiptare dhe përballjen e Ekzekutivit me këtë realitet. Por a janë vërtetë ato problemet kryesore të shqiptarëve? Për parimin po, mund të thotë gjithkush dhe ka një të drejtë kur shikon vetëmohimin e protestave, falë banorëve dhe pak vullnetarëve pa harruar dhe karburantin e pakët që u indukton indirekt PD me njerëzit e saj.

Në fakt, kriza aktuale në Shqipëri duam apo nuk duam është pjesëz e krizës së përbotshme, paçka faktit që ne nuk dimë të sillemi si të tillë. Gjithçka ia rëndojmë akshit. Vërtetë krizat e shekullit të shkuar nuk u ndjenë direkt prej regjimit socialist por ato u ndjenë indirekt me varfërinë më të madhe dhe shtimin e sloganeve socialiste për shtrëngimin e rripit. Pra, kurdo ato kanë pasur një lloj bashkëkohësie.

Në kohën tonë rrugën më të madhe sa i përket parimeve po e bën Neoliberalizmi dhe mbrojtësit e shumtë, që nuk mungojnë dhe në vendin tonë me lloj-lloj retorikash. “Të gjithë flasin, por harrojnë se për të shpëtuar Neoliberalizmin, ka qenë një politikë monetare e cila ka bllokuar çdo formë të stimulit fiskal në vendet perëndimore, dhe që në realitet ka ndihmuar vetëm sektorin financiar dhe kompanitë e mëdha shumëkombëshe”, shprehet Romaric Godin, gazetar francez, autor i librit “Lufta sociale në Francë”, në një shkrim botuar dhe shqip së fundi.

“Kriza e sotme sociale dhe demokratike reagohet me indiferentizëm, duke e ditur që për t’iu përkushtuar këtyre problemeve, do të ishte e nevojshme të ndryshohej në themel paradigma ekonomike”, thotë po i njëjti autor.

Dhe, nëse në botë ka dështuar, tashmë në të njëjtin sistem edhe në Shqipëri ka dështuar krejtësisht. Këtë e shikojmë kudo. Ekonomia botërore nuk po rritet, paçka evolucionit teknologjik. Dhe, të mos flasim për ekonominë tonë, që vërtetë ende nuk është pjesë e plotë e kësaj ekonomie, por që recetohet prej organizmave ndërkombëtare. Shqipëria ka nevojë të ndryshojë dhe të përshtasë një modul ekonomik që t’i shpëtojë disi kësaj krize.

Fjalët e bukura të kryeministrit Rama dhe ato që mëton Lulzim Basha, duke ia ngarkuar fajin njëri-tjetrit, janë një mirazh i të pamundurës, ndaj duhet që realisht protestat tona të kenë bashkëkohësi më të afërt me të gjithë botën, kudo që bëhen ato. Ne duhet të mësojmë nga protestat e Hong-Kongut dhe deri në Liban. Pra, si nga ato që kërkojnë demokracinë në Azi dhe Lindjen e Mesme, ashtu në ato ekonomike dhe politike kudo në Evropë. Nuk ka rëndësi se elektorati ynë është i ndarë në këtë mënyrë, porse duhet të drejtohemi në protesta reale. Ekonomia ndërkombëtare po na e bën të qartë se jemi të gabuar në skemat me ekonominë tonë dhe ndaj ajo po rrudhet nga dita në ditë, kurse politika e BE-së na kthjelloi me shikimin e saj për Hapjen e Negociatave, që nuk jemi të mirëpritur. Ne duhet të kërkojmë drejtësinë dhe një ekonomi më të mirë këtu, duke ngritur zërin, paçka se opozita me PD në krye nuk i mban dot ato. Ndaj flihet kaq shumë në Shqipëri…madje më shumë nga Opozita. (Javanews)

Next Post
Pakistan/Mjeku vaksinon 900 fëmijë pa ndërruar shiringën, i infektohen të gjithë me HIV AIDS

Pakistan/Mjeku vaksinon 900 fëmijë pa ndërruar shiringën, i infektohen të gjithë me HIV AIDS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In