• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe më herët ishte vonë

by Frrok Çupi
11/10/2023 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Tani po-e-po!, që është shumë vonë… Askush nuk e dinte se do të ndizej lufta e tmerrshme Izrael- Gaza, por kjo luftë do të vinte. Prandaj është vonë. As vetë Izraeli, që është identiteti i ‘syrit zgjuar’ që nga viti 1945, as kishte parë gjë dhe as e dinte. Edhe mund të mos e dinte se në atë ‘iks sekondë’ po vinte lufta. Por njeriu, si edhe shteti, rron në këtë botë, me dijeninë e plotë dhe me syrin zgjuar se në çdo sekondë mund të ndodhë një gjë. Kjo botë nuk mund të rrijë si një balonë gjigande pa u mbushur me ngjarje; ndryshe do ta merrte era.  Ajo gjë që ndodh, edhe pa qenë lufta në Izrael, të bën të jesh vonë. Veçanërisht do të gjendet i vonuar ai njeri dhe ai shtet që i ka ‘duajt nëpër duar’…, se në vjeshtë jemi. Por Kosova si shtet dhe si pjesë e kombit të përbashkët, po mblidhte ‘duajt’ e një vjeshte politike të rrezikshme të krijuar vetë e së bashku me armikun e vet Serbi. ‘Bima e rrezikut’ u mboll në atë pjesë veriu të Kosovës, ku ka ujëra, ka minerale, por ka edhe trafiqe, kontrabandë dhe abuzime. Akoma më shumë se për pasurinë e nëntokës dhe të mbitokës të krijuar nga natyra, Veriu i Kosovës lakmohet nga të dy palët politike për shkak të ‘pisllëkut’ që kushton shumë më shtre

Ngjashmërisht me kufirin mes Gaza dhe Izrael.

Ja për këtë arsye në kufirin Kosovë- Serbi u mboll ‘pema e rrezikut’ dhe u rrit, tashmë më shumë se një bojë njeriu. Tani është vonë, njeriu nuk ia arrin dot degët për ta kthyer në ‘duj’ si misrin në arë. Aq më tepër që fuqitë e mëdha as që mund të aviten, si gjithmonë deri tani, për ta palosur ‘pemën e rrezikut  në veri të Kosovës. Të gjithë kanë rendur për andej ku ‘në një ditë po vriten dy herë më shumë njerëz’ se sa nga Holokausti hitlerian: Një herë më shumë nga ana e palestinezëve dhe një herë më shumë nga palestinezët. Qysh prej fillimit, kur ‘pema e rrezikut’ ishte një këlysh bime, qysh atëherë Perëndimi i bëri thirrje Kosovës të mos vonohej, madje sa më shpejt. Mënyra më e mirë do të ishte hapja e kufijve dhe, pas kësaj, drita e thanë ‘moçalin’. Edhe nga fqinjët, Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Serbia, dhe veçanërisht nga Shqipëria, buçitën thirrjet për ‘kufij të hapur’. Kryeministri i Shqipërisë u tha edhe vëllazërisht: ‘Nesër do të jetë vonë!’.

Tani është vonë.

Madje është vonë edhe për produktin që solli ‘moçali në kufi’, ku përfitojnë dy anët e politikës dhe dy anët e mafies. Ajo që ndodhi në mes Gazës dhe Izraelit dhe po trondit planetin, ajo ndodhi bash për punë ‘pisllëku në kufi’ dhe për shkak të mafies. Edhe në Kosovë, moçali në kufirin verior solli ‘të vrarë e terrorizëm’. Po të mos kishte plasur ngjarja e Izraelit, aq rëndë sa ka mbushur me hidrogjen vetë ‘balonën e planetit’, atëherë me siguri Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian do të ndodheshin në Kosovë, në përpjekje për të gjetur zgjidhjen. Mirëpo tani është vonë. Edhe atëherë ishte vonë. Vonë kur superfuqitë i ranë ‘në gjunjë’ qeverisë së Kosovës me kërkesat ‘eja në vete!, bëje të mirën për popullin e Kosovës!, bashkëpuno me Amerikën dhe Europën…”. Mirëpo Kurti i Kosovës e vonoi dhe e stërkeqi më shumë. Amerikës i tha ‘je naive’, ndërsa Europës i tha ‘je hileqare’. Edhe sikur të ulërijë Kurti se tani ‘i dua Amerikën dhe Europën’, tani superfuqitë kanë shkuar ‘punëtorë diku tjetër- në Lindjen e Mesme’, ku po merr zjarr globi.

Vonë është për kryeministrin e Kosovës që po kthehet në Tiranë; pasi i hodhi shqelma, tani s’dihet pse vjen. Në 16 Tetor Samiti i Procesit të Berlinit për ku u bind Kurti, a do të mbahet apo nuk do të mbahet?!  Nëse nuk do të mbahet, nuk do të mbahet për shkak të Lindjes së Mesme. Nëse do të mbahet, do të mbahet për t’iu kushtuar Lindjes së Mesme. Ballkani është mjaft larg, edhe aeroportet janë mbyllur për fluturimin e të mbeturve në dhè të huaj. Gjatë ministerialit të punëve të Jashtme që u mbajt në Tiranë, palët Kosovë e Serbi nuk pranuan të flasin; ndërsa tani a do të kenë, vallë, tribunë ku të shpalosin zërin?! Shkoi ajo punë… ‘Flluska gjigande e botës’ mund të nisë të mbushet me hidrogjen në vend tjetër, pos Izrael; domethënë me ngjarje ku të kapërcehet edhe vetë Izraeli. Kështu është bota, çfarë mbylli në sy nata nuk e sjell mëngjesi…Askush nuk e di se çfarë. Atëherë akoma edhe më vonë; por qysh se ishte herët, në fakt ishte vonë.

Next Post
La shtatzënë 12-vjeçaren në Përmet, arrestohet i riu nga Mallakastra

Pranga tre hajdutëve në Durrës, zbardhen disa vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

December 8, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kush e solli ndryshimin më 8 Dhjetor 1990

December 8, 2025
Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

December 8, 2025
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

December 8, 2025
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In