• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Mali i Zi strehon të liruar nga Guantanamo

by Aalison Pearse Stevens
23/06/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mali i Zi ka strehuar edhe jemenasin e dytë të liruar nga Guantanamo. Kjo u bë në bazë të programit që e ka nisur Qeveria e SHBA-së me qëllim që të mbyllë bazën Guantanamo në Kubë, transmeton Koha.net.

Fjala është për Abdel Malik Abdel Wahab al-Rahabi i cili në Guantanamo është nga janari i vitit 2002 e sipas thënieve të Wikileaks-it e të New York Times, Rahabi ka qenë roje e ish-liderit të Al Kaides Osama bin Laden me të cilin ka pasur lidhje familjare. Medie të tjera amerikane shkruajnë se ai ka qenë roje e Bin Ladenit, por kjo nuk është konfirmuar kurrë, njofton aljazeera.net.

“SHBA –ja falënderon Qeverinë e Malit të Zi për gatishmërinë që të përkrahë përpjekjet e SHBA-së për të mbyllur objektin e burgut Guantanamo”, thuhet në deklaratën e Pentagonit . Qeveria e Malit të Zi ka kumtuar se ky shtet ka “marrë përgjegjësinë për risocializim të një të burgosuri dhe kthimin e tij te familja”.

“Fjala është, sikur dhe në rastin e parë të janarit të këtij viti, për shtetasin jemenas i cili disa vite ka qëndruar në Guantanamo dhe i cili, sikur dhe personi parë i strehuar sipas këtij programi, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë amerikane e malazeze, nuk paraqet rrezik për shtetin dhe për qytetarët e Malit të Zi.”

Jemenasi ka kërkuar azil, por sipas ligjit nuk është e mundur të merren informacione të tjera.

Me strehimin e këtij jemenasi, Mali i Zi ka përmbushur kuotën që e ka paraparë.

Në këtë program marrin pjesë më shumë se 50 shtete, nga të cilat janë B e H, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Portugalia, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Zvicra, Italia, Rusia, Letonia, Estonia, Hungaria dhe Sllovakia.

Në Guantanamo, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan në vitin 2001, kanë qëndruar 780 të burgosur. (b.an)

Next Post

Blushi: Populli nuk e ka idenë e Reformës. Xhafaj: Lexo draftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In