• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Luli thoshte “kur të vijë Shtatori….”

by Artur Ajazi
17/08/2022 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Të gjithë po presin me “sytë” nga Shtatori. Presin çfarë do të ndodhë në Shtator, kur opozita e Sali Berishës ka premtuar se “do të rrëzojë Edi Ramën, qeverinë, dhe do të bëjë zgjedhje të reja”. Shqiptarët në 8 vjet, dëgjuan nga Lulzim Basha se “sa të vijë Shtatori, ke për të ikur Edi Rama”. Apo dhe se “Shtatori fundi këtij regjimi”. Shtatorët erdhën, qëndruan dhe ikën, dhe Edi Rama, qeveria dhe Partia Socialiste, as u rrëzuan, as ikën, madje u bënë më të fortë.

Shtatorët dhe “shtatoret” e opozitës, mbeten gallata më e madhe, dhe tallja më e turpshme e opozitës së Bashës dje, dhe ajo e Sali Berishës sot, me demokratët. Edhe Luli, dikur thoshte “sa të vijë vjeshta, sa të shkelë Shtatori, dhe do të shihni kush është opozita”.

Duket se në Partinë Demokratike, Shtatorin, e kanë muajin e tyre. Ndoshta ndodhin gjëra të pabesueshme brënda tyre, por kjo nuk mund të ndodhë edhe me qeverisjen e vendit, apo me kryeministrin e ligjshëm që ka sot vendi. Sali Berisha natyrisht ka bërë “llogari” të tjera, ndryshe nga ajo e Bashës me Shtatorin. Mendon ndoshta të mbledhë të pambledhurit, dhe ti drejtojë si kamikazë drejt Kryeministrisë, duke ndezur flakë bulavardin, për të shpëtuar vehten nga ndëshkimi i SPAK.

Ish-lideri historik i asaj partie, kërkon me ngulm pushtetin, madje nuk ndalet të ndërsejë turmat e mbetura drejt institucioneve, pasi shikon “re të zeza” mbi oqean. Partia Demokratike është marrë përfundimisht peng, dhe po trajtohet si një plaçkë e përdorur nga Sali Berisha.

Duke larguar me lezet të rinjtë, ata që mblidhte deri para se të bëhej kryetar, si dhe duke afruar me nxitim “xhaketat e vjetëruara”, ata që janë “njolla të murrme” për atë forcë politike, ai mendon të përdorë selinë dhe partinë si bunker mbrojtës. Lajmet që vijnë nga selia e asaj partie janë drithëruese. “Nuk preket Berisha, po guxuat do ta ndezim flakë Tiranën”- shprehen pjesa më rradikale e asaj partie. Kaq mjafton të thuash se “ajo parti nuk bën as opozitë, dhe nuk përfaqëson asnjë opozitar”.

Kërcënimet me djegie dhe shkatërrime, janë tipere të partive ekstremisht të majta, me liderë komunistë. Por mendoj se, Berisha “do ti thërrasë rradakes”, dhe nuk do të guxojë të nxisë dhunën dhe shkatërrimet në ato që i quan “protesta të fuqishme”. Pushteti merret dhe lihet me votën e lirë në demokraci. Dhuna dhe thirrjet antikushtetuese për të realizuar skenarë destabilizimi, janë objekte hetimi në çdo rast për organet e reja të drejtësisë.

Megjithatë, Shqipëria nuk është më, ajo e 1998, as e 2001, apo dhe 2019, kur opozita destruktive shqyente dyert e kryeministrisë, dhe turmat që drejtoheshin nga ai, që sot kërkon të japë leksione “demokracie”, shkatërronin institucionet.

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Gusht 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In