Raportohet se në garë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe ka hyrë edhe skuadra e Liverpoolit.
L’Equipe raporton se trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp ka mbajtur kontakte me Mbappen, për ta bindur që të transferohet në Anfeld Road, transmeton Koha.net.
18 vjeçari i ka konfirmuar Monacos se e dëshiron largimin, ndërsa pas tij janë vënë edhe Real Madridi, Manchester City, PSG-ja, dhe Barcelona.
Megjithatë, Kloppi ka mbajtur kontakt me Mbappen që nga maji, koha kur kishte filluar interesimi i klubit nga Anfield Road për shërbimet e francezit. (b.an)