Se Kosova ia ka nevojën ende ndihmës së Amerikës, e thotë vet kryeministri Isa Mustafa, i cili shpreson që amerikanët do të ndihmojnë kosovarët në forcimin e shtetit ligjor, forcimin e institucioneve dhe në njohjet që i duhen vendit.
Sa i përket presidentit të ri të Amerikës, Mustafa beson në thellim të bashkëpunimit me administratën e presidentit Trump, ani se ai deri tash nuk ka marrë ftesë në ditën e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve.
“Nuk kemi marrë ftesë. Nuk jam i sigurt se a do të ketë organizim të tillë të pjesëmarrjes nga jashtë në inaugurim, mirëpo ne i gëzohemi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kapërcyer këtë proces.
Respektojmë vullnetin e qytetarëve të institucioneve dhe të si sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj presim që vitet e ardhshme ne do të thellojmë këtë bashkëpunim”, tha Mustafa, përgatiti Koha. (b.an)