• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Kokëdhima për reformën: Rama të merret vesh me PD, jo blerje deputetësh

by A R
17/06/2016 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka reaguar sa i përket ngërçit mes dy partive kryesore në lidhje me Reformën në Drejtësi. Këtë të fundit, Kokëdhima thotë se qeveria nuk mund ta miratojë pa konsensusin e opozitës.

I njohur edhe si negociatori mes Ramës dhe Metës për krijimin e koalicionit më 2013, Kokëdhima shprehet se qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, ish-deputeti që tashmë mban funksionin e sekretarit të PS për Strukturën dhe Emigracionin shprehet se kjo reformë nuk mund të miratohet në Parlament as duke blerë deputetë, apo rekrutuar siç e quan ai.

Qëndrimi i plotë i Kokëdhimës::

“Shqipëria ka nevojë për një reformë të suksesshme të drejtësisë, ashtu siç ka nevojë për reformimin e institucioneve të tjera kushtetuese, me qëllim që sistemi ynë politik dhe kushtetues të dalë nga agonia 25-vjeçare. Nevoja ulëritëse për një drejtësi funksionale dhe të besueshme, nuk duhet t’u shërbejë si alibi palëve të përfshira, vendase dhe të huaja qofshin, për të bërë secila interesat e veta dhe për t’i imponuar vendit gabime të reja, po aq të rënda sa ato që janë bërë në të shkuarën. Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj. Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën.

Është e pashëndetshme dhe e papërshtatshme për Shqipërinë, që shumica jonë parlamentare ta çojë reformën për drejtësi në Parlament, me idenë se do t’i “kaparosim” dy-tre deputetë besëthyer nga grupi i opozitës. Reforma për drejtësi duhet të shkojë në parlament me konsensus të opozitës dhe vetëm pasi drafti i ndryshimeve të Kushtetutës të jetë në përputhje me standardet e kushtetutave të demokracive të tjera parlamentare të BE-së. Kjo do t’i shërbejë forcimit të paqes dhe integrimit real të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rruga që kërkojnë disa për ta bërë reformën pa opozitën, është rruga e rrezikimit të paqes së vendit dhe e shkatërrimit të bashkëpunimit dhe dialogut politik. Kështu do të komprometohej edhe arsyeja e supozuar se, urgjenca e miratimit të reformës është e lidhur vetëm me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Reforma duhet të bëhet në rrugë kushtetuese dhe legjitime. Kjo nuk do të thotë se Saliu dhe PD-ja kanë të drejtë të mbajnë peng vendin. Kur ka vullnet dhe strategji për t’i bërë gjërat si duhet, dhe kur palët u dalin për zot, secila përgjegjësive të veta, janë ose gjenden edhe rrugët e mira për ta realizuar edhe reformën në drejtësi, edhe reformat e tjera. Drafti i reformës së drejtësisë duhet të jetë në përputhje me kriteret e mirëpranuara ndërkombëtarisht për ndërtimin e kushtetutave të vendeve demokratike dhe në respekt të kulturës, përvojës, traditës dhe të sovranitetit të vendit”.

Next Post

Suedezja Pixee Fox bëri 17 operacione që të duket si Barbie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com