• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edhe kjo verë pa viza për kosovarët, Gjermania e Franca kërkojnë masa shtesë

by Aalison Pearse Stevens
11/06/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë nisur të zbehen shpresat se liberalizmi i vizave për Kosovën, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë, mund të ndodhe gjatë verës, ashtu siç ishte menduar fillimisht.

Tani problemi qëndron tek shtetet anëtare, ku bëjnë pjesë edhe ato me peshë më të madhe, siç janë Franca e Gjermania të cilat kërkojnë masa shtesë para se të merret vendimi për vizat, referon Zeri.

Gjermania bllokoi përkrahjen për Gjeorgjinë duke kërkuar sqarime shtesë në lidhje me veprimtarinë e grupeve kriminale gjeorgjiane në Gjermani, ndërsa, Franca është e mendimit se heqja e vizave në këtë moment mund të shkaktojë lëshime në aspekt të sigurisë në dritë të kërcënimeve të freskëta terroriste, raporton televizioni publik.

Kështu, presidenca holandeze nuk ia doli të sigurojë përkrahjen e domosdoshme të shteteve për të proceduar tutje me çështje të liberalizimit të vizave që do duhej të vihej në agjendën e takimit të sotëm ministror i cili u mbajt ne Luksemburg.

Ministri holandez i migracionit, Klaas Dijkhof, pranoi se për shumë shtete, është gjithashtu e rëndësisë së veçantë hyrja ne fuqi e mekanizmit suopsenziv, sipas të cilit lehtësohet dhe përshpejtohet procedura për kthim të regjimit të vizave në rast të keqpërdorimeve.

Sipas tij, votimi për vizat do duhej të ndodhë vetëm pas hyrjes në fuqi të këtij mekanizmi. Ndërsa, ky mekanizëm do hidhet në votim në Parlamentin Evropian në korrik, pak para pushimeve verore.

Marrë parasysh të gjitha këto, para vjeshtës, çështja e vizave nuk mund të kthehet tek ministrat e brendshëm, të cilët japin vulën përfundimtare.

Ndryshe, ishte ky takimi ministror për të cilin pak javë më parë paralajmërohej agjenda ambicioze dhe mundësia edhe e votimit për heqje të vizave për katër shtete në pritje. (b.an)

Next Post

Zbardhet vendimi që pezulloi Çakon, gjyqtari: Pajisja shërben edhe për përgjime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In