• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe këtë çadër e kemi prej Gërdecit!

by Mero Baze
15/03/2017 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Nëse Sali Berisha do të kishte një familje normale dhe të sinqertë, sot ai do të ishte në varreza bashkë me gruan, ti vendoste një tufë me lule baxhanakut që iu vra në Gërdec. Miti se ai është një burrë familjar dhe respekton gruan dhe njerëzit e saj, ka qenë shumë i fortë. Por tani ai nuk shkon dot tek motra e gruas. Biles kam idenë se ajo nuk do ta shikojë më në prag të derës.

Burri i saj, i punësuar nga djali i tij në Gërdec, u poshtërua i pari pas vdekjes, pasi baxhanaku i tij, Sali Berisha, atëhere Kryeministër, i ngatërroi dhe emrin në deklaratën e parë që lexoi për ta larguar përgjegjësinë për vdekjen e tij.

Motra e saj Liria, filloi të sajonte histori, se si ishte punësuar në Gërdec, kurse Shkëlzeni, që e kishte punësuar, atë ditë ishte më i shqetësuar të bisedonte me Delijorgjin në telefon për fatin e tij, se sa me tezen që e la pa burrë.

Prej asaj dite, kjo familje flet ndryshe në publik dhe ndryshe në shtëpi për Gërdecin. Në publik ata e konsiderojnë një aksident teknologjik, që normal mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo vend, ndërsa në shtëpi flasin ndryshe. Liria diskuton pse motra nuk i flet më me gojë, Saliu kujtohet mos ka ndonjë foto me baxhanakun dhe ia përdorin, Shkëlzeni ankohet pse nuk i flet tezja, edhe pse ai, ia kishte dhënë pagën e mirë burrit, etj.

Pastaj vjen puna e drejtësisë. Në opinionin publik ata flasin se ish Presidenti Moisiu dhe Topi donin të ndëshkonin Berishën, duke i dënuar djalin për “Gërdecin”. Flasin se si brenda PD, njerëz të paguar donin të njollosnin familjen.

Brenda shtëpisë flasin prap ndryshe. Brenda shtëpisë Saliu i hakërrehet Shkëlzenit, pse i ka shkuar 42 herë Mediut në zyrë për këtë letër, pse ia ka kërkuar Aldos që miratimin e shkresës “për dhënie mendimi”,  t’ia niste dhe me faks, pasi e nisi zyrtarisht në qeveri, i ankohet pse merrej me budallenj si Aldo Bumçi dhe pse u ka dërguar “sms” drejtorëve në Ministrinë e Financave, me përmbajtje: “kalojeni pak atë projektin se është i imi”. Këto janë halle të vërteta që e lidhin familjen me “Gërdecin”.

Pastaj i bëjnë gjyqin, ku e gjete Delijorgjin, kush ta prezantoi, “më mire ti kishe bërë me atë që i kishte nisur”,  se e kishim dhe nipin tonë, dhe histori të tjera.

Pastaj vjen puna tek politika brenda PD. Në publik Berisha pas marsit 2008, ndryshoi kursin e PD, dhe karriera e gjithsecilit rivlersohej në funksion të qëndrimit që kish mbajtur gjatë “Gërdecit”. Kur zbulohet se Aldo  Bumçi është treguar luajal me Shkëlzenin, bëhet autokritikë që është hequr nga Ministër si idiot dhe rithirret në qeveri. Enkelejd Alibeaj, që ishte lënë rrugëve futet me urgjencë në qeveri dhe bëhet deputet. Ilir Rusmali që s’ka pranuar ta firmosë, shkarkohet dhe largohet nga PD. Të tjerëve u jepet mesazhi “ose me ne ose kundër nesh”.

Brenda familjes ndryshon dhe toni i vlerësimit. Për Aldon nuk thuhet më budalla, por njeri i mirë. Për Alibeajn theksohet se është korrekt , falet pesë herë dita dhe beson tek Sali Berisha. Për Rusmalin theksohet se “dukej pak si gjarpër”.

Dhe prej asaj dite kjo histori ka vazhduar kështu. Sali Berisha e përjeton përfshirjen e të birit të tij në “Gërdec”, si një krim të komplotuar kundër tij,  për të cilin e ka detyrim të fshijë çdo gjurmë gjaku. Ka paguar miljona në “cash”, që ta mbyllë, ka shkatërruar drejtësinë dhe institucionet e shtetit që ti heshtë, ka përmbysur partinë që ti ketë ushtarë, dhe prap ka makth.

Tani që zgjedhjet po afrojnë dhe që reforma në drejtësi duhet të fillojë punën, ai nuk ka shpresë as tek fitorja e zgjedhjeve dhe as tek drejtësia.

Një nga arsyet që ata nuk e lënë të qetë të kthehet në shtëpi dhe të rrijë siç do politikan në pension është “Gërdeci”. Është historia kriminale e djalit të tij që e detyron të lërë shtëpinë në këtë moshë dhe të ngujohet në çadër në bulevard. Po të mos ishte “Gërdeci” dhe kursi që mori qeverisja e tij, pas “Gërdecit”, duke degraduar dhe më tej më 21 janar, ai sot do ishte një pensionist i lirë, me plot merita për Shqipërinë që do shetiste i lirë me mbesat e nipat. Zoti e ka dënuar të rrijë në çadër, pasi pushteti i tij, ia ka vrarë për jetë qetësinë.

Kjo çadër që është sot në bulevard, nuk është ngritur më 18 Shkurt të 2017, por më 15 Mars të 2008. Kur shteti u përdor për të mbuluar një krim në familjen e Kryeministrit. Dhe duhet të vdesë ose shteti, ose Kryeministri, që ajo çadër të ikë.

 

Next Post
Zgjedhjet në Holandë, “barometri” për të tjerët në BE

Zgjedhjet në Holandë, “barometri” për të tjerët në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In