• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe kështu PD-ja do vijë në fuqi, por çfarë do sjellë?!

by Ben Andoni
13/12/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në qerthullin e lajmeve që po shtjellohen në orët e fundit për kryeprokurorin, një gjë të vjen më së miri në mëndje: Partia Demokratike dhe në këtë gjendje, kur pothuaj punon me gjysmën e baterive të mbështetjes, do jetë në fuqi mandatin e ardhshëm. Pas këtij cikli të vështirë të PS-së, mbarsur si zakonisht me siklete dhe me modën e zakonshme të partive shqiptare fituese, që mandati i dytë i stërlodh prej ngopjes dhe dalldisë së pushtetit, do rikthehet sërish koha e PD-së.

Sado që është anatemuar deri më tani kryetari i saj, Lulëzim Basha, më shpesh nga të tijët dhe së shumti nga gabimet e tij të panumërta, me shumë gjasë, ai do jetë kryeministri i ri i Shqipërisë. Të mendosh të vjen të qeshësh sepse deri më tani vetëm ka humbur në të gjitha zgjedhjet, por qoftë edhe në mbështetje dhe më së shumti në imazh. Paçka, historia politike shqiptare ka parametra të tjerë dhe të gjithë këto që u rreshtuan pak bëjnë përshtypje. E vetmja gjë që bën sens në të gjithë këtë logjikë, është sepse ai nuk e ka ende vetëdijen e atij që do të marrë në dorë fatet e vendit. Një argument e justifikon. Ai është i përkëdhelur i fatit. Anipse , me gjithë forcën de jure të pushtetit të tij në parti, Basha vuan moskonfirmimin moral te njerëzit e vet. Këtë e tregon situata e vagullt te PD në të gjitha hapat por edhe pesha e tij e pakët që mund të frymëzojë.

Për fat të mirë të Partisë Demokratike, në këtë mandat, vetëm në harkun e një viti, Partia Socialiste, me gabimet dhe keqqeverisjen, i ka dhuruar kauza dhe i ka dhënë tharmin e duhur për të mbrujtur një opozitë cilësore dhe me shumë kërkesa. Krejt ndryshe, Partia e tij Demokratike pas “Çadrës” është një institucion i mekët dhe pa asnjë formë dhe pothuaj asfare frymëzues për militantët e saj, ku përpjekja më e madhe shkon të përballojë retorikën e lodhshme të Ramës.

Çështja e fundit e zgjedhjes së kryeprokurorit e ka treguar jo të vendosur, megjithëse është e vetme që po e mbron qëndrimin e saj me një asistencë të mirë teknike. Por rruga drejt Kushtetueses, ku besohet se do të shkojë ankimimi i PD-së dhe protestat që nuk bëhen dot prej kakofonisë së zërave brënda saj, po e tregojnë se PD-ja edhe në këto momente se i duhet ende të maturohet, që do të thotë se kolaudimi i partisë së era-Bashës po merr shumë më tepër kohë sesa mendohet. E para, për shkak të përbërjes së saj dhe e dyta prej shtratit të paqartë ideor, që e kupton dhe me mungesën e autoritetit ideologjik.

Partia Demokratike ka një histori të spikatur me të cilën lidhen disa nga datat më të rëndësishme të zhvillimi të vendit në 27 vitet e fundit. Paçka pretendimeve të sotme, Shqipëria ka bërë një hop të madh dhe fakti që sot gjendet afër hapjes së negociatave me BE-në mbart në vetvete dhe punën e madhe të PD-së, ashtu si shumë nga dështimet e mëdha dhe orientimet e gabuara mbart dhe rrobën e tyre. Që do të thotë se trashëgimia e PD-së, ashtu si e PS-së në ditët tona identifikohet me zhvillimet pozitive dhe negative të vendit.

Ajo që është shqetësuese është se me çfarë force do të vijë ky formacion pas tre vjetësh dhe me çfarë oferte për ndryshimin e jetës gjithnjë e më të vështirë të shqiptarëve.

Drejtimi i sotëm i këtij formacioni ka bërë largimin e një grupi të tërë individësh të spikatur dhe shumë përfaqësues të së Djathtës në funksion të rritjes së fuqisë së Lulzim Bashës dhe entourage të tij duke i shndërruar krejt konjukturat në këtë formacion në favor të Njëshit të partisë. Ky i fundit po mbështetet indirekt dhe nga kryetari i Maxhorancës Edi Rama me përpjekjen e përbashkët për ta shmangur krejt themeluesin e PD-së, Sali Berisha.

Ndaj PD-ja po gjendet në një opozitë inaktive dhe disi laboratorike për t’u sprovuar për mandatin që do t’i mbesë në dorë pas tre vitesh. Paradoksi është se kryetari i saj Basha do të drejtojë një vend me apatinë, pasigurinë dhe fatin e të përkëdhelurit në politikën shqiptare, duke e stërhallur vendin në këtë pasiguri që po na end dhe e gjithë administrata Rama.

E çfarë do sjellë vallë të re Partia Demokratike? Me shumë gjasë, thjesht emrat e saj të rinj me ide njësoj të vjetra si paraardhësit e tyre. (Javanews)

Next Post
VIDEOLAJM / I veshur si kaubojs dhe mbi kalë, kandidati republikan shkon të votojë

VIDEOLAJM / I veshur si kaubojs dhe mbi kalë, kandidati republikan shkon të votojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

June 27, 2026
Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

June 27, 2026
Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

June 27, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Tehran, jo për zogjtë në Tiranë

June 27, 2026
Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

June 27, 2026
Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

June 27, 2026
Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

June 27, 2026
BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

June 27, 2026
Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In