• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe Juventusi të ishte…” Rama: Bashkitë harxhojnë kot lekët e taksapaguesve për ekipe private

by A R
11/01/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të martë u diskutua me Komitetin Olimpik, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete. I pranishëm në këtë forum ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili u bëri thirrje të pranishmëve që të fokusohen tek sporti për fëmijët dhe nxënësve.

Kreu i qeverisë mori shembull financimin e bashkive ndaj klubeve të sportit. Ai u shpreh se taksapaguesit nuk kanë asnjë borxh që të harxhojnë lekë për ekipe private. Rama shoi ndër të tjera se pavarësisht financimit të klubeve në shumicën e rasteve kanë marrë mbrapsht huliganizëm.

“Na duhet një rishikim nga ana juaj si bashki i qasjes me fondet e sportit. Janë bërë disa hapa disi detyrues ndaj bashkive, por bashkitë në përgjithësi vazhdojnë të hedhin kot lekë për futbollin. Harxhojnë lekët e taksapaguesve kot, për ekipe private pa asnjë arsye në botë. Nuk e bën asnjë bashki e planetit këtë. Lekë me humbje që nuk kanë asnjë vlerë. Duhet ndërtuar një qasje tjetër. E kemi thënë shumë herë. Me të ardhurat nga taksat jeni të gjithë në të drejtën e Zotit, dhe në detyrimin e qytetarëve të financoni sportin për të gjithë, sportin jo profesionist. Të financoni sportin për fëmijët. Të financoni sportin për të rejat dhe të rinjtë. Jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privatë ku ju vetëm hidhni lekë dhe nuk merrni mbrapa asgjë përveç shpërfytyrimit, turpit të sportit edhe bashkisë me imazhe që marrin edhe rrugën e botës siç ndodh rëndom për shkak se nuk mund të funksionojë kështu. Nuk mundet dot me paratë e taksapaguesve të stimulohet huliganizmi, të stimulohet rrugaçëria, të stimulohet shëmtia, pisllëku. Nuk mundet. Bashkitë mund të hyjnë patjetër në bashkëpunim me klube futbolli, por mund të hyjnë për të marrë mbrapsht investimin. Ça do me thënë kjo? Jep para për futboll dhe ikin paratë për të gjëmuar topin ca njerëz që sjellin nga mbrapa vetëm rrugaçë? Pse? Për çfarë? Kujt i duhet kjo? Askujt, është një gjynah i madh që duhet të mbarojë”, tha Rama.

Bashkitë duhet t’i kthejnë paratë në asete fitimprurëse për të financuar fëmijët dhe të rinjtë tha Rama dhe jo “jep lekë për evazion fiskal të klubeve të futbollit”.

“Një gjë e pakuptueshme edhe për kampionate që nuk i duhen askujt në atë gjendje që janë. Të hyjnë partnere nëpër klube, por në relata sipërmarrjeje. Nuk i ka borxh asnjë qytetar, asnjë klubi futbolli lekë. Asnjë taksapagues nuk ia ka. Jo këto klube që janë, por edhe Juventusi të ishte nuk ia ka borxh të japë lekë dhe ti marrin dhe të bëjnë çfarë të duan. Për cilën arsye? Nuk ka asnjë arsye në botë”, u shpreh Rama.

Sporti për fëmijët dhe nxënësit është detyrimi i qeverisë tha Rama ndërsa shtoi se sporti profesionist u takon të tjera strukturave. Po ashtu kreu i qeverisë pati edhe një sugjerim për kryetarët e bashkive që të ndërtojnë qendra olimpike.

“Është shumë fisnik si objektiv, do ju lutesha të gjithëve që t’i viheni në dispozicion. Është mundësia për çdo bashki që të marrë mbështetje edhe nga qeveria për të rritur sipërfaqen e vet në dispozicion të aktiviteteve sportive qoftë në ambiente të mbyllura qoftë në terrene të hapura. Ndërkohë do t’i sugjeroja kryetarëve të Bashkive të mendojnë për të projektuar një qendër olimpike në territorin e tyre. Që do të thotë një qendër me më shumë se një apo dy fusha, me më shumë se thjesht një palestër dhe një fushë afër. Një qendër olimpike në modelin e qendrës olimpike të Korçës, kuptohet, gjithsecili sipas karakteristikave të caktuara që mund t’i japë qendrës për t’i afruar hapësirë për stërvitje për ekipe të ndryshme që mund të vijnë në qytetet tuaja, por mbi të gjitha për të pasur një qendër ku të mund të materializohen këto momentet kulmore të aktivitetit sportiv. Që do të thotë na duhet të fillojmë me vizionin, pastaj hap pas hapi me projektet, pastaj hap pas hapi dhe me financimet. Hap pas hapi. Nuk po them që do të bëjmë menjëherë gjithë bashkitë me qendra olimpike, por hap pas hapi. Na duhet me patjetër të ndërtojmë një qendër olimpike në tiranë që do t’i japë mundësi të gjithë federatave dhe aktiviteteve jashtë futbollit që të përfshihet”, tha Rama.

/a.r

Next Post

Kur të jep mend Ilir Meta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In