• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Edhe Ibrahim Kodrën e dhatë me koncesion?

by Eljan Tanini
11/02/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljan Tanini

Kanë harruar të flasin për punën e tij 60-vjeçare. Sa keq më vjen për ne! Në vend që të krijojmë gjendje shpirtërore dhe të mbrojmë kujtesën e përbashkët nga ata që flasin për çdo gjë e deri te mjeshtrit e heshtjes, ne harrojmë të mendojmë përfitimin pozitiv prej asaj që është e jona: piktura e tij. E zhvarrosën Ibrahim Kodrën për teka tipash me dhe pa taka. Kjo tregon aspak respektin që ne kemi ndaj vdekjes! Ndoshta kështu kemi qenë gjithmonë! Tani po i krijojnë një varr krenar të Kodrat e Liqenit Artificial për të respektuar mbase një përfitim prej atij që nuk është më. Se nuk mjafton ajo që na ka lënë pas, por duhet të merren edhe me lëvizjen e eshtrave. Mbase me varrin e ri të Ibrahim Kodrës po përfitojnë ata që mbajnë veprat e trashëguara prej mjeshtrit. Si fillim po bëjnë në publik një debat të madh, dhe ne fund të ditës pa natë, emri i tij është folur kaq shumë, sa atyre u rritet vlera e veprave dhe veprimi i radhës mes një grupi të ngushtë. Shihni kur të shpallin një ankand të madh, pas gjithë kësaj situate qe u krijua duke lartësuar me dhunë respektin e tanishëm intelektualist ndaj Ibrahim Kodrës.

Edhe në muze po tregohet shumë keq Ibrahim Kodra. Të paktën mjeshtri nuk është vetëm në sjelljet tona të shëmtuara si ndaj Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënë Terezës etj… Kushedi se çfarë do të bënte mbase edhe me dhunë ndonjë shtet fqinj pranë nesh, po të kishin një artist si Kodra. Mbase ata do të krijonin një super fasadë aspak të vërtetë me një shërbim perfekt ndaj figurës së tij. Ndërsa ne që i kemi faktet dhe dedikimet, bëjmë asgjë! Eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk janë ankand politik që të jepen me koncesion! Kthej kokën nga një hapësirë varrezash aspak interesante! Debati për maestron ngjan i shëmtuar, merren me kodra, fshatra apo merita dhe jo me vepra të plota ndaj nesh dhe tij. Mund edhe të themi që tani: Parku i Liqenit dhe i Varrezave. Pse po kthehet Liqeni Artificial në një varrezë me njerëz të rëndësishëm? Pse duhet të mblidhen ata që ikën nga kjo botë në një vend pranë qendrës? Po, ka edhe shumë të tjerë që janë të dëgjuar në historinë tonë, por ne nuk i kemi varrosur atje. Mbase kanë një plan të shtohen etërit tanë në atë kodër! Të zhvarrosen, çfarë presim ende?!

Ne mund ta kishim bërë mjeshtrin e madh simbol kombëtar. Duke filluar nga zyrat e shtetit e deri te dyqanet që mund të tregtonin në forma të ndryshme imazhet kombëtare të Kodrës përmes një marke të vetme. Mbase vetë qeveria e tanishme mund ta kthente pikturën e Ibrahim Kodrës në dhurata ndërkombëtarësh. Nuk thashë në joshje artistike apo turistike! Ishmi u shua përfundimisht si një vend shpirtëror, ashtu siç edhe varri i Konicës pranë vëllezërve Frashëri, duke na dhënë rëndësi totalisht të kundërta. Ne nuk bëmë asnjë muze për të, në mos muze, diçka që jetohet nga të gjithë në lidhje me artin pamor. Ibrahim Kodrës i vendosëm në qendër të Tiranës një vepër të kopjuar keq! Si gjithmonë, ne nuk marrim vesh nga veprat artit në park. E kam vizituar për herë të parë Ishmin vetëm prej piktorit. Kisha interes të shihja diçka tjetër në atë varr mbi kodër. A u bë ndonjë gjë më shumë përveç një betoni pak interesant? Jo, sepse Kryeministri ynë i tanishëm është piktor, ai do vetëm artin e tij.

Nuk bën më aspak habi fakti i nënshtrimit të shtetit me rregullat tona. Një ditë çohen dy njerëz dhe kërkojnë një zhvarrim! Mos vallë e kanë kërcënuar shtetin tonë dy njerëz me pasurinë e trashëguar të Ibrahim Kodrës? Brenda të gjitha amaneteve eshtrat e mjeshtrit varrosen atje ku duan të gjallët. Por a do të bëhet diçka më shumë pas këtij kompromisi publik? Mjeshtër, shpirti yt jeton në cepat e ngjyrave.

Next Post

Videolajm/ Miss Franca spektakël në tubin e striptizmit por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hedhja e mbeturinave nga makina do t’ju kushtojë shtrenjtë! ARRSH paralajmëron gjoba deri në 200 mijë lekë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente

Hedhja e mbeturinave nga makina do t’ju kushtojë shtrenjtë! ARRSH paralajmëron gjoba deri në 200 mijë lekë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente

August 29, 2026
RENEA operacion për kapjen e të dënuarit për vrasje, i shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

RENEA operacion për kapjen e të dënuarit për vrasje, i shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

August 29, 2026
Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

August 29, 2026
Venezuela konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA-në

Venezuela konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA-në

August 29, 2026
Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

August 29, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

August 29, 2026
The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

August 29, 2026
Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com