• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe humanistë, edhe patriotë

by Artan Fuga
24/03/2016 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Bota është plot veprime palogjikë.

Sociologjia është shpjegimi i arsyeshëm i veprimeve të paarsyeshme.

Ja një :

Shqiptarët po marrin dhenë, ikin nga sytë këmbët, nëpër gjermanira, anglira, skocira, kanaderira, etj.

Sirianë, afganë, iranianë po vijnë në Shqipëri, po instalohen, pa faj, sepse gjejnë vende më të mira se atje në ferrin e tyre.

Ajo që është ferr për shqiptarët, është parajsë për sirianët, afganët, irakianët, iranianët, etj.

As i gjykoj, as i komentoj. Thjesht po jap një fakt.

Klasa politike në Shqipëri, si edhe intelektualët, studjuesit, universitarët, shoqëria civile, në vend ta kapin demin për brirësh, dhe ta shpjegojnë këtë “braktisje” të zezë dhe “pushtim” të bardhë, të venë pikën mbi “i” dhe të thonë :

Mos po deshqiptarizohet Shqipëria?

Merren me kotësira, me cic – mice, jo e lagu jo se lagu, jo ka punë për kasap, jo 7 marsi, jo 1 prilli, jo festa e ballokumes, jo më the e të thash, jo bie shi, jo po fryn erë anës lumenjve, e ndërkohë Shqipëria jonë po pëson në mijravjecarë, një dramë demografike.

Ore, do e mblidhni mendjen apo jo!

Patjetër mo kombi jonë është human. Patjetër do ndihmojmë njerëzit në fatkeqësi.

Nuk është aty puna.

Puna është se dheu i të parëve po braktiset nga shqiptarët.

Tokat bosh patjetër do të zihen nga të tjerë, se jemi në epokën e lëvizjes së lirë në Planet.

Askush nuk ka fuqi dhe të drejtë ligjore të ndalojë emigrantin, refugjatin që pas një dekade të bëhet qytetar shqiptar.

Unë propozoj madje të nisim reformën e gjuhëve të huaja në shkolla, ku bashkë me shqipen, të mësojmë edhe disa gjuhë të tjera!

Ore, ka më njerëz që mendojnë në këtë vend, apo televizionet po i japin mend zotit Trump se çfarë bën mirë e çfarë nuk thotë mirë!!!

Hajde delir hajde !

Ne nuk na pranojnë fare në fshat, por duam të martohemi me vajzën e priftit…

Europës po i japim mend, Amerikës, Lindjes së Mesme!

Pika neve!

Vetëm atë që ndodh këtu në lagjen tonë, nuk e shohim…

Këtu rregjistrohen nëpër partira për të kap ndonjë punë…

Next Post

Inva Mula: Pse vendosa të bëhem sërish nënë pas shumë vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In