• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Haradinaj është produkt Kosove!

by Ben Andoni
24/05/2017 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Media kosovare është përqendruar shumë në orët e fundit në imazhin e kryeministrit në hije Haradinaj, që po mundohet të kapë si duhet të gjithë inercinë e empatisë së madhe që po e shoqëron lirimin e tij nga gjykimi francez. Ai, vetë, i vetëdijshëm për këtë gjendje mundohet të shfaqet si njeriu i vërtetë i popullit dhe shpëtimtari i ri i Kosovës. Në një takim elektoral të orëve të fundit, kandidati për kryeministër i Kosovës shmanget një dekik nga organizatorët dhe i ofron vetë karrigen një djali që duket i lënduar. Në një takim tjetër përshëndet të gjithë rreshtin e parë duke u bërë qoka nderi. Asnjë mea culpa për gjendjen e Kosovës, asnjë ide e qartë për zhvillimin e Kosovës. Fjalë. Fjalë. Fjalë pafund. Me elementë të tillë, por që në thelb, të kujtojnë atë shprehjen që ne shqiptarët e kemi shumë për zemër gju më gju me popullin, njësoj si ai, kandidatët që mëtojnë të jenë kryeministra të Kosovës po mundohen t’u tregojnë qytetarëve të tyre se ata janë ndryshe.

Megjithatë mjaftoi ideja për një debat televiziv të tre kandidatëve për kryeministër, ku njerëzit mund të shikonin realisht stofin e tyre dhe mënyrën sesi do t’i drejtonin që të zhgënjenin. Të parët që e braktisën debatin ishte koalicioni që e ka nxjerrë Haradinajn si primat. Justifikimi ishte qesharak, sipas të cilit KPM s’i lejonte. Për hir të së vërtetës, e ashtuquajtura kërkesë e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) që mediat kosovare të mos organizojnë debate të natyrës elektorale jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në periudhën e zgjedhjeve, nuk është përfillur deri më tani nga mediat audiovizive. Për më shumë akoma, vendimi i KPM-së iu drejtohet mediave, e jo subjekteve politike, ndaj jo më kot këto vazhdojnë debatet. Porse Haradinaj nuk u mendua dy herë. Iu shmang debatit duke i devijuar realisht atë që presin qytetarët prej tij, duke u përballur me argumentat kundër.

Për ata që se dinë Ramush Haradinaj është prezantuar si kandidat kryeministër nga koalicioni parazgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën; Abdullah Hoti është mëtonjës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Kosovën e Re dhe Alternativën; e Albin Kurti është i vetëm bashkë me formacionin e tij Lëvizja Vetëvendosje.

Ndër ta, Ramush Haradinaj është i vetmi që është provuar në këtë post për vetëm pak sepse ka punuar rreth 100-ditë në kohën e Rugovës. Nuk mundi më tej, sepse duhej të paraqitej në Hagë, porse në ato tre muaj u pa një vullnet i tij për të ndryshuar diçka. Jo në thelb por në formë. Abdullah Hoti është një teknokrat dhe e njeh më mirë se Haradinaj dhe Kurti shtetin dhe funksionimin e tij sepse ka formim ekonomik, porse njësoj si Kurti janë të paprovuar. Hoti ka avantazhin se ka drejtuar një dikaster që i njihen suksese në financat kosovare.

E megjithatë, të tre kanë probleme të mëdha me shtjellimin e çështjeve kryesore të vendit. Të tre kanë dallime të mëdha në konceptimin e tyre sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në lidhje me dialogun me Serbinë, kurse bashkohen në atë ku njerëzit janë lodhur nga fjalët e përgjithshme dhe boshe që lidhen me korrupsionin, ekonominë, punësimin dhe arsimimin.

Një avantazh të lehtë nga të gjithë e ka Haradinaj, kryesisht edhe prej famës që mori nga arresti i pak muajve më parë dhe lirimi i radhës që iu bë nga autoritetet franceze. Vetëm se Haradinaj shumë shpejt është përshtatur dhe ka rënë në batakun e Kosovës teksa njeriu që disa ditë më parë fliste për “vijë e kuqe”–pra asfare koalicion me PDK-në, në fund u bashkua me atë. Apo paradoksin që lëshoi se ishte bashkuar me PDK-në tani që AKR-ja e Pacollit u bashkua me LDK-në! Me pak fjalë, Haradinaj është as më pak e as më shumë njësoj produkt i kësaj politike të Kosovës,  që deri tani nuk di të shpalosë asgjë konkretisht vetëm se plane makro, si ato të rrugës së Istogut që tha pak më parë dhe punësimet.

Aleanca ideale, pasi tashmë bashkon tre formacionet e krahut të Luftës, siç po mundohen ta shohin ata që i bëjnë hosana, ku Haradinaj do drejtojë, shquhet njësoj për mungesë konsistence, parimesh normale politike dhe po kanë një pragmatizëm, që përkthehet thjesht në etje për pushtet. E frikshme është se PDK-ja po e zgjidh venitjen e saj me ngritjen dhe përdorjen e madhe të figurës së Haradinajt. Thjesht duke shfrytëzuar padurimin e Haradinajt që të bëhet kryeministër, ndërkohë që ai vetë nuk di të thotë asgjë konkretisht sesi do të zgjidhë Demarkacionin dhe Asosacionin, si do mundësojë puënsimet dhe do nxjerrë ekonominë nga ngërçi, paçka se të gjithë e justifikojnë teksa e shikojnë të gjithë këtë proces të ri të ish luftëtarëve thjesht si përballje të frikës para ardhjes së aktakuzave të para nga Haga. (Javanews)

Next Post
Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, ndalohet adoleshenti

Dhuna në familje, psikologët: Nuk mjafton vetëm ligji kundër fenomenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com