• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe gazetarët e CNN apo BBC nuk paguhen 20 milionë në muaj. Tani e kuptoj sa të pavarur janë këta tanët”

by A R
23/12/2021 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi është revoltuar pas publikimit të pagave të analistëve, duke thënë se ata marrin miliona dhe në publik bëjnë moralistin.

“Ajo që ka ndodhur me publikimin e pagave të mbi 630 mijë personave është kriminale dhe duhen dënuar penalisht nga drejtësia në kohë rekord.

Natyrisht që çdo e keqe ka edhe një të mirë!

Nëse shikon me kujdes emra analistësh apo njerëz nga bota e medias shqiptare vëren se pagat e tyre janë të jashtëzakonshme, stratosferike. Ose me saktë nëse nuk do të dilte data base, nuk do të kishim kurrë mundësi të merrnim vesh se nga u vijnë burimet financiare te pa imagjinueshme.

Edhe gazetarë të njohur të CNN apo BBC, bile edhe drejtues të këtyre stacioneve prestigjoze ndërkombëtare, nuk kanë rroga të tilla mujore siç dalin disa emra analistësh shqiptarë dhe kosovarë, për të cilët kishte dyshime se pse e ngrinin zërin nëpër studio televizive, por kur shikon rroga mes 15 milion deri në 22 milionë lekë në muaj kupton qartë se sa të “pavarur” janë ata!

Dhe kur shikon se kush ua paguan nga ky publikim i sotem, dalin pronarët e vertetë të zërit të tyre të “lirë”.

Por nga data base që u publikua sot shikon se si disa analistë paguhen në vende pune që nuk kanë asnjë lidhje me punën në media.

Natyrisht që ato janë paguar dhe u bëfshin mirë, por së paku të mos na çajnë trapin me moralin e tyre të pështirë si gjoja njerëz të drejtë e që janë të lirë nëpër studio televizive kombëtare.

Ata (emrat nuk po ua përmendim derisa të pyesim një avokat nëse përbën shkelje ligji) nuk duhet të na tregojnë ligjin, barazinë, luftën ndaj pabarazisë, etj nëpër studio që kanë licensë kombëtare.

Natyrisht që janë media televizive private, por licensa mbetet pasuri publike e të gjithë shqiptarëve dhe ata që na bëjnë moral, të mos duken si shenjëtorë.

Natyrisht që disa analistë apo gazetarë me emër punojnë në mënyrë titanike dhe e meritojnë, por sëpaku disa syresh, pas këtij publikimi doli se ku paguhen.

Nuk po flasim kësaj here se nga u vijnë këto shuma marramendëse eurosh, porse po mjaftohemi me dyfytyrsinë e tyre kur i shikojmë nëpër studio”, shkruan ai.

/a.r

Next Post
Publikimi i pagave, Rama: Kërkoj ndjesë! Përpjekje e “kuvendeve” për të nxitur destabilitet! Prokuroria të hetojë!

Publikimi i pagave, Rama: Kërkoj ndjesë! Përpjekje e "kuvendeve" për të nxitur destabilitet! Prokuroria të hetojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet nga SPAK pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In