Ermal Mamaqi ka provuar ndjenjën e të qenit Luana Vjollca për një moment.
Aktori, këngëtari dhe shoumeni shqiptar është rikthyer në shtëpi pas pushimeve të kaluara në Turqi me bashkëshorten e tij Amarda Toska dhe djalin e tyre.
Me të arritur në shtëpi atë e ka pritur një buqetë me lule, të cilën e ka fotografuar dhe postuar në Instagram.
“Feeling Luana Vjollca…”, ka shkruar ai sipër fotografisë, derisa bën një fytyrë “serioze”, transmeton Telegrafi.
Kështu Ermali ka provuar si është të jesh “nën lëkurën” e moderatores, e cila vazhdimisht bombardohet me buqeta me lule nga një “fans anonim”, të cilat ajo vazhdimisht i poston në rrjetet sociale.
Po Ermalit kush ja çoi lulet? Mbase edhe ai ka ndonjë fans me natyrë romantike. /Telegrafi/