• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edhe dy vjet të huajt në Kosovë. Letërkonfirmimi i Mogherinit për EULEX-in

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka pranuar ftesën e autoriteteve të Kosovës që EULEX-it t’i vazhdohet mandati për dy vjet, dhe ka këmbëngulur në kërkesën për marrjen e rasteve të reja, si nga prokurorët, po ashtu edhe nga gjyqtarët, transmeton koha.net.

Me këtë, i është dhënë fund mospajtimeve midis Prishtinës e Brukselit përkitazi me mandatin e Misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Koha Ditore” ka siguruar korrespondencën që përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, ia ka përcjellë një ditë më parë presidentit Hashim Thaçi. Letrat e shkëmbyera do të përdoren si instrumente të marrëveshjes ndërkombëtare për EULEX-in, që pritet të ratifikohet gjatë ditës në Kuvend.

Në letrën e saj, Mogherini ka shkruar se e pranon ftesën në letrën që Thaçi ia kishte adresuar me 9 qershor, që mandati i EULEX-it të vazhdojë të zbatohet më tutje, siç është përcaktuar në Veprimin e përbashkët 2008/124/CFSP, të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 shkurt të vitit 2008 si i ndryshuar dhe letrat tona të përbashkëta të 4 Shtator 2014 dhe 14 prill 2014.

Midis tjerash, në këtë shkresë është folur edhe për rastet e reja që do të pranohen nga misioni evropian.

“Përfaqësuesi Special i BE-së dhe EULEX KOSOVA do të vazhdojnë të ndihmojë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejshëm të një sistemi të pavarur të drejtësisë shumë- etnike dhe të shërbimit policore multietnike në përparimin e tyre drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse, duke përfshirë edhe kërkimin e rasteve të reja në rrethana të jashtëzakonshme nga EULEX Kosova”, thuhet në letrën e Mogherinit.

“Kosova ndan perspektivë evropiane me pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë zbatimit të mandatit të saj, EULEX KOSOVA do të kontribuojë në lehtësimin e progresit të Kosovës drejt integrimit të mëtejshëm me BE-në”.

Në anën tjetër, Thaçi paraprakisht kishte shprehur pajtimin në shkresën e tij që EULEX-i t’i udhëheqë të gjitha rastet që i ka aktualisht, e edhe të marr ndonjë të ri në raste të jashtëzakonshme. Megjithëkëtë, Brukseli zyrtar kishte shprehur mospajtimin me faktin se letra linte mundësinë që vetëm me vendim të Këshillit Gjyqësor dhe atij prokuroria, rastet e reja mund t’i kaloheshin EULEX-it. (b.an)

Next Post

Vlorë/ Asgjësohen mbi 4 mijë bimë kanabis, në kërkim autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

November 3, 2026
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

November 3, 2026
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In