• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe dy lojtarë të Kombëtares shqiptare i bashkohen Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
17/08/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, përfaqësueses së Kosovës priten ti bashkohen edhe dy lojtarë të tjerë, që në të kaluarën kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi. Bëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama dhe sulmuesin Besart Berisha. Pasi i dha fund karrierës te Munchen 1860, Rama tashmë zgjedh të përfaqësojë Kosovën, shkruan Top Channel.

Për herë të fundit, mesfushori 28-vjeçar ishte i grumbulluar me kuqezinjtë për sfidën e 15 Qershorit 2015, në fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Francës, miqësore në të cilën u aktivizua në minutën e 56-të si zëvendësues i Ermir Lenjanit.

Gjatë kualifikueseve të Kombëtares drejt marshimit historik në Euro 2016, Valdet Rama luajti vetëm 8 minutat e fundit të sfidës së barazuar 1-1 në shtëpi me Danimarkën më 11 Tetor 2014.

Ecuria në Kombëtare e lojtarit që në edicionin e kualifikueseve drejt Botërorit Brazil 2014 ishte titullar i padiskutueshëm, u ndikua nga dëmtimet e shumta. Valdet Rama vendos të largohet nga Shqipëria, pas 14 ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 3 gola.

Mesfushori u bind ti bashkohet Kosovës në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018 pas takimit me trajnerin Bunjaki, ndërsa për çështje orësh do të paraqesë zyrtarisht kërkesën në Federatën e Kosovës dhe në zyrat e FIFA-s.

Në radhët e Kosovës do të aktivizohet edhe Besart Berisha, sulmuesi që me golat e tij ka çmendur Australinë, ku është shpallur edhe tre herë golashënuesi më i mirë në A-League. 31-vjeçari nga Prishtina ka pranuar të përfaqësojë vendlindjen, pasi mbeti jashtë finaleve të Kampionatit Evropian.

Edhe pse kishte shprehur dëshirën ti bashkohej Shqipërisë në Francë për herë të parë prej 14 Tetorit 2009, trajneri Gianni De Biasi nuk e mori parasysh kërkesën, pasi më parë Besart Berisha refuzoi ftesat e vazhdueshme të trajnerit për të luajtur në kualifikueset e Euro 2016, me argumentin se distanca për udhëtimet nga Australia drejt Shqipërisë ishte tejet e madhe, citohet “Express”. (b.an)

Next Post

BSH miraton rregullore të re për liçensimin e kompanive të Kursim-Kreditit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In