Deputeti Agron Duka, njëkohësisht kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe aleat i Lulzim Bashës, është i gatshëm të takohet me ambasadorin Donald Lu në kuadër të reformës në drejtësi.
Ai i vlerëson këto takime pasi, siç thotë në një intervistë për Shqiptarja.com, ato nuk synojnë blerjen e votave por arritjen e konsensusit.
Agron Duka apelon që mazhoranca të pranojë formulën e re të opozitës për vettingun, dhe kërkon domosdoshmërish konsensus. (java / r.a)