Nga Hervin Çuli
Duke ndjekur zhvillimet e fundit, kur u lexua deklarata e padagogëve pro luftës, pashë aty edhe “Cufe budallain”!!!…
“Cufe budallai” ishte fiks para Kryeministrisë, në një aks gjeometrik rrethor, katror, aq sa mund të jetë “L’ Uomo Vitruviano” i Leonardos me qendrën e deklarimit! Ishte pikërisht aty ku është kerthiza e botës, ku bashkohet zoti me njeriun, pikërisht aty ishte ai, “Cufe budallai”! Pra, mund ta shquaje po të hapte krahët si “Jesus”por në të njëjtën kohë mund te zhdukej rrotullimthi, rrokapjekthi, si hije e neveritshme pa e vënë re askush!…
“Cufe budallai” është një fshatar (megjith respektin e madh për fshatarët që punojnë tokën) që bëri shkollën për piktor! Fat i madh për një njeri të popullit! Shokët e pikturës ja ngjitën llagapin kur merrte fjalën në rini per të thënë ndonjë mendim të “vyer”. Ai ishte aq i trashë sa miqtë e klasës me qesëndi thonin, nën zë:- prit ta degjojmë, tani po flet “Cufe budallai”!
“Cufe budallai” me kalimin e kohës filloi te vishej ndryshe, jo më si fshatar, kopjonte kolegët piktorë! Njërin sidomos, O.SH., piktor brilant, personalisht e mallkoj për këtë peshqesh!
“Cufe budallai” kishte plot piktorë që e mbanin afër!
Njeriu konfirmon vetveten duke mbajtur gomarin pranë, fatkeqësisht! Cufja fliste pak përgjithësisht, kishte frikë nga ajo qe nxirrte nga goja, e ndjente talljen!
Por, ” Cufe budallait”, ngadalë-ngadalë, me kalimin e viteve, trupi i kërrusur nga pesha e frustrimit filloi ti drejtohej! Mjeshtrat e trusteve akademike në vite, por edhe ata qe e mbanin pranë, “zgjuarsisht”, e kuptuan që ky ishte fiks ai që duhej për të mbajtur lojën, pushtetin akademik. Sa më budallenj në rrugën tonë aq më shumë xixëllon talenti; aq më i sigurtë trusti, padyshim!
Cufja filloi në rininë e hershme si- Proff.Ass., në Akademinë e Arteve. Aso kohe piktorët e lirë, pa lidhje me Akademinë, nën zë murmurisnin:- “jo deri ktu, jo deri te “Cufe budallai”!!!…
Edhe ata që e emëruan talleshin!!! Por, mesa dukej, shkollës i duhej një klloun për të kaluar stresin e ditës!
Me kalimin e viteve “Cufe budallai” eci në karrierë, ashtu butë-butë! U bë “Profesor i asociuar”, pastaj “Profesor”, pastaj “Doktor”, e ku djallin e di unë se sa grada ka!!!
“Cufe budallai” i morri të gjitha! Çfarë i duhet një pedagogu me autoritet apo një artisti idiot në zhvillim intelekti, ky syresh e kapi!
Sot, “Cufe budallai” është drejtues i “Departamenti i Pikturës”, se çfarë konkretisht nuk e di, sinqerisht! Ka kaq shumë tituj e poste, ka kaq shumë kile pordhe në një vend mediokër si ky, sa një njeri si unë jashtë sistemit, me 35 vite karrierë, nuk e kap dot- ” Cufe budallain”!
Kjo është jeta, hajde fol me “Cufe Budallain”, tani! Ai nuk mjaftohet me ç’i fali jeta, padrejtësisht! Steken e ka ngritur lart, drejt deputetit! Ka dhe mbështetës, “par excllence”!…
Ca kohë “Cufe budallai” u pa rrugëve nën shoqërinë e Fatos Lubonjës! Kur i shikoja më ngjanin me xhirot e Fari Balliut me Kadarenë. Por, gjeniu i letrave nuk e ndau kurrë veprën e tij me shoqëruesin. Ndërkohë, Lubonja me Cufen bënë një instalacion (o zot me hëngri shpirtin termi instalacion), me lek nga qeveria, tek parku Rinia!
Aq e dobët është vepra, sa kapuçonët e natës kur janë të dehur pshurrin aty! Unë, në dehjet e mija jo të pakta, se nuk jam engjëll, jam fiksuar përballë, shumë herë! Nuk kam pshurr asnjëherë, s’ma lejon forca e zakonit, koha kulturore me Lubonjën!
“Cufe budallai”, ndërkohë, filloi të merrej seriozisht, edhe nga media! Një nga TV më të rëndësishme në vend e morri si ciceron për veprat e artit! Çdo fjalë e tij në koment ishte totalisht idiote, as Google nuk e shpëtonte nga injoranca! Por Cufja ecte përpara, pa u ndalur!!!…
Për vite “Cufe budallai” ju afrua PD! Arriti u bë anëtar i “Këshilli Kombëtar”; kam përshtypjen edhe “Shefi i Departamentit te Arteve”, pranë PD. Aty nuk i doli gjë. Berisha e ka shqisën prej skifteri, budallenjtë i perdor por nuk ja hedhin dot!
Pastaj, ” Cufe budallai” kaloi te Luli, i ngjashmi, por as aty nuk i doli gjë! Por, kurrë, Cufja nuk u tërhoq!…
“Cufe budallai” nuk ndalet! Ai e ka ndare mendjen, në majë, ashtu butë-butë, i dukshëm dhe i padukshëm!
Sot “Cufe budallai” mendon që erdhi koha të marrë atë që koha i ka borxh, deputetin, ministrin!
“Cufe budallait” doli e firmosi për luftën, e pastaj ja futi vrapit. Ai pret me krahët hapur si skuth, pastaj vetëtimthi rrëshket butë- butë, si gjarpri!…
Ndofta vjen koha dhe ëndrra e tij bëhet realitet. Si kanë ardhur kohët, asgjë nuk më çudit!
“Cufe budallai” nuk ështe edhe aq budalla, perkundrazi! Kjo ështe koha që jetojmë!
Si ” Cufe budallai” ka një tabor me syresh që kanë shkërdhyer sistemin akademik! Na e bëri peshqesh Saliu me tonelatat e titujve e çmimeve ku çdo debil u bë personalitet! Rama premtoi shumë, shumë, por vazhdoi tē njejtën rrugë, edhe atij filluan ti pëlqenin Cufet!!!
Vetëm një çudi kam, studentet! Në ato që kërkojnë, nëse janë studentë me mend në kokë, i kanë parasysh përgjegjësit e paaftësisë, mashtrimit, korrupsionit akademik?!!! E njohin ata ” Cufe budallain”?!!!
I uroj gjithë të mirat “Cufe budallait”, ndofta ja del, si ja ka dalë! Por, llagapi nuk i shqitet kurre, kudo të shkojë! “Cufe Budallai” do e thërrasin të gjithë, nën zë, deri në vdekje!
P.S.
Ngjarjet janë bazuar mbi ngjarje të vërteta dhe persona realë. Nuk ka asnjë egzagjerim nga e vërteta! Ka një problem, sa ” Cufe budallai” kemi, kjo është tragjedia, jo komedia!…











