• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Berisha spiun i ish Sigurimit? Pollo dhe Shehu kërkuan dosjen e tij të bashkëpunimit tek Komisioni Bezhani, përgjigja që i la pa fjalë

by
22/08/2022 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Ilir Meta po pranon gradualisht se ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar shokët e tij të klasës. Meta e përjetoi me nervozizëm dhe shpërtheu me një fjalor banal pas nismës ligjore të socialistëve për të larguar spiunët nga politika dhe Kuvendi. Por, figura të Partisë Demokratike kanë dyshime të forta se edhe Sali Berisha, aleati kryesor sot i Ilir Metës, ka qenë agjent i ish Sigurimit të Shtetit. Madje, deputetë dhe ish deputetë të PD-së, sot bashkëpunëtorë të Berishës, kanë kërkuar me këmbëngulje dosjen e pretenduar të Berishës si spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Bëhet fjalë për deputetin Tritan Shehu dhe ish deputetin Genc Pollo, të cilët u përplasën me Berishën në vitin fund të vitit 1998, për drejtimin e PD-së. Konflikti u përshkallëzua në vitin 1999, kur Pollo tentoi të sfidonte Berishën për kreun e PD-së. Pollo u tërhoq në momentet e fundit, duke marrë me vete një mëri të madhe politike, e cila çoi në shkëputjen e një grupi deputetësh nga PD-ja, me në krye Pollon dhe Tritan Shehun, duke krijuar më pas një parti të re.

Pas ndarjes, Genc Pollo u angazhua për të zbuluar një dosje të pretenduar të Sali Berishës si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Në emër të grupit të deputetëve të PD-së, Pollo shkoi një ditë në zyrën e Nazif Bezhanit, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e figurës së zyrtareve dhe personave të larta, për lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit.

Pollo i kërkoi Bezhanit t’i gjente dosjen e Berishës, i bindur se Berisha kishte qenë spiun. Nazif Bezhani i kishte kujtuar Pollos se një gjë e tillë nuk ia lejonte ligji. Duke marrë këtë përgjigje, Pollo e kërcënon Bezhanin se do ta denonconte publikisht se po mbronte bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit.

Interesi i Pollos dhe i deputetëve të tjerë të PD-së, për dosjen e Berishës, reflektohet në një libër me kujtime të Nazif Bezhanit:

“Një parti tjetër, e quajtur e djathtë, kërkoi verifikimin e figurës vetëm për dy nga anëtarët e kryesisë, me sa duket për shkaqe personale. Kryetari i kësaj partie e kishte bërë kërkesën me shkresë zyrtare dhe e pruri personalisht në zyrën time, duke më thënë se: “Kam dyshim se këta kanë qënë spiunë të Sigurimit, prandaj të lutem me i kontrollue me shumë kujdes”. Disa ditë pas ardhjes së kryetarit, më kërkuan takim dy të interesuarit. Ata më thanë se kryetari i tyre kishte qënë agjent i UDB-së dhe më lëshuan në tavolinë një libër, duke më thënë: ‘lexoje vetë, ka kaluar kufirin e Shqipërisë më se 10 herë për llogari të UDB-së”. Nuk u premtova asgjë. Mendova se kisha të bëja me një problem shumë të ndërlikuar, prandaj duhej të refuzoja me çdo mënyrë kërkesat e tyre. Në fakt, kisha të gjitha mundësitë për t’i refuzuar këto kërkesa, për shkak se ato ishin pa bazë ligjore. Dhe kështu u veprua.

Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qenë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias…

  • -Më vjen keq për mungesën e kontrollit të vetvetes. Unë ju sqarova se ligji nuk parashikon kontroll të figurës për partitë politike. Atëherë, të veprojë kundër ligjit, këtë kërkoni ju?! Veç kësaj, më çudit edhe diçka tjetër, ju akuzoni zotin Pjetër që ka kaluar të gjithë jetën në burg, plot 28 vjet!
  • -28 vjet agjent i Sigurimit të Shtetit!- u përgjigj i irrituar.
  • -Absurditet!- iu përgjigja unë.

E pashë keq me të, por e gjeta shpejt një rrugëzgjidhje:

  • -Për mendimin tim, kërkesa që bëni do të kishte një motiv logjik, në rast se ju, si grup fraksionist, i drejtoni një kërkesë Komisioni me firmën e të gjithëve për kontrollin e figurës suaj, dhe, krahas kësaj, të kërkoni publikisht edhe kontrollin e figurës së anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që edhe ata të ndjekin shembullin tuaj.

Ky propozim i pëlqeu shumë kryetarit të grupit, i cili u duk më i qetë dhe më zgjati dorën, duke më thënë:

  • -Keni të drejtë, kjo është rruga më e arsyeshme. Do të vij shpejt.

Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze. Më bëri përshtypje, veçanërisht, njëri prej tyre, që shoqëronte kryetarin, i cili mu duk më llafazan dhe më këmbëngulës për kontrollin e figurës së Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai më tha se, “jo vetëm unë, por e gjithë familja jonë ka qënë e persekutuar nga regjimi i Enverit, ndërsa tani kërkojmë të na udhëheqin këlyshët e tij. Jo Zotëri, ne nuk mund ta lejojmë këtë!”. Dhe pikërisht, ky “trim” kishte një dosje shumë të madhe. Unë shënova në bllok pseudonimet e tyre: “trëndafili” dhe “sqepari” dhe vendosa të mos merresha me ta”.

264 dosje për politikanët dhe zyrtarët e lartë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.

Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje. Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj.

/e.d

Next Post
Meteorologu: Muaji qershor mbyllet me mot të nxehtë. Ja ç’na pret në korrik, nga e hëna…

Surprizat e motit për ditën e martë: Diell, shi dhe rrufe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!

Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!

August 13, 2026
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në periferi të Romës, shikoni pamjet e hedhjes në erë!

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në periferi të Romës, shikoni pamjet e hedhjes në erë!

August 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Muhameti dhe Mehmeti shpëtojnë Amerikën nga komunizmi

August 13, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

EMRAT/ Aksident tragjik në Lushnjë, makina del nga rruga dhe bie në kanal, raportohet për 2 gra të vdekura!

August 13, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve te plazhi i ‘Tre ishujve’ në Ksamil, Policia bllokon mjetin “Jet Ski” dhe gjobit pronarin me 500 mijë lekë!

Rrezikoi jetën e pushuesve te plazhi i ‘Tre ishujve’ në Ksamil, Policia bllokon mjetin “Jet Ski” dhe gjobit pronarin me 500 mijë lekë!

August 13, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

“Të shmangen zgjedhjet”- Vendimi i LDK, reagon Osmani: Nuk duam pushtet, por një President që mbron Kushtetutën! S’jemi vetëm për sot

August 13, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

“Nuk ka rrezik për zonat e banuara”- Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve, zonat më kritike: 14 vatra janë ende aktive!

August 13, 2026
FOTO/ Aksident hekurudhor në Angli, treni i pasagjerëve del nga shinat, raportimet e para nga vendngjarja!

FOTO/ Aksident hekurudhor në Angli, treni i pasagjerëve del nga shinat, raportimet e para nga vendngjarja!

August 13, 2026
Hegseth: Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Hegseth: Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

August 13, 2026
Vlahovic i thotë “lamtumirë” Juventusit, ja ku do luajë tani! Mesazhi për tifozët: Do jeni gjithnjë pjesë e imja!

Vlahovic i thotë “lamtumirë” Juventusit, ja ku do luajë tani! Mesazhi për tifozët: Do jeni gjithnjë pjesë e imja!

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com