• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Edhe BDI me kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, por jo Ali Ahmeti

by Java News
20/02/2024 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, por kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti nuk do të jetë kandidat për president. Kështu bënë të ditur nga BDI-ja, duke komentuar njoftimet se drejtuesi i saj do të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet për kreun e shtetit.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, tha të martën më 20 shkurt, se nuk mendon se Ali Ahmeti do të pranonte kandidaturën për president pasi “Ai (Ali Ahmeti) ka për mision Bashkimin Evropian dhe po punon për këtë mision”.

“Ai nuk ka nevojë të tregojë se kush është dhe sa ka kontribuar për këtë vend dhe për qytetarët e këtij vendi. Nuk mendoj se është prioritet për të që të konkurrojë për ndonjë pozicion[pozitë]. Sikur të donte, ai mund të kishte cilëndo pozitë në shtet në këto 22 vjet”, deklaroi Xhaferi, i cili është anëtar i kryesisë së BDI-së.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se Ahmeti se shpejti do të dalë me “lajmin e madh”, por pa saktësuar nëse do të prezantohet ndonjë kandidat tjetër për president. Grubi tha për mediat se “anëtarësia e BDI-së është për kandidaturën e Ali Ahmetit”, por Ahmeti, sipas tij, parapëlqen të punojë për “mision dhe jo për funksion”.

Jozyrtarisht një nga emrat që përflitet në opinion është edhe ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ndërkohë, me daljen eventuale të BDI-së me kandidat për president, bie poshtë paralajmërimi i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) se partitë në pushtet do të dalin me një kandidat presidencial të përbashkët.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha se kjo parti në zgjedhje do të marrë pjesë ma kandidatin e saj, që beson se do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët. “Ne kemi kandidat që i përmbushin të gjithë kriteret për të qenë përfaqësues të të gjithë qytetarëve, personalitete që ndajnë vlerat evropiane, që angazhohen për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski duke mos përjashtuar mundësinë e kandidaturës së presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Kandidaturat për president deri tani i kanë publikuar vetëm opozita e bashkuar shqiptare, e cila do të garojë me Arben Taravarin dhe partia E Majta, me Biljana Vankovskën. Kandidati i opozitës shqiptare ka mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje që drejtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit, ka nënshkruar deklaratën e opozitës së bashkuar shqiptare për pjesëmarrje të përbashkët edhe për zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja, tha se kandidatin e saj do ta bëjë të ditur në konventën partiake, më 2 mars.

Afati për shpalljen e kandidaturave për president skadon më 19 mars. Kandidatët mund të propozohen në Kuvend nga 30 deputetë apo të mbledhin nga 10 mijë nënshkrime të qytetarëve. Vetëm LSDM-ja dhe VMRO DPMNE-ja nuk kanë nevojë për nënshkrim pasi në Kuvend janë të përfaqësuara me nga më shumë se 30 deputetë./REL

Next Post
Zbulohen emrat e të shoqëruarve në polici pas protestës së ‘Rithemelimit’

Zbulohen emrat e të shoqëruarve në polici pas protestës së 'Rithemelimit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan pamjet, ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Rama ndan pamjet, ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

June 26, 2026
Nisin hetimet për helmimin e 64 kadetëve, flet administratorja e catering-ut: Çdo vakt është shpërndarë sipas kontratës

Nisin hetimet për helmimin e 64 kadetëve, flet administratorja e catering-ut: Çdo vakt është shpërndarë sipas kontratës

June 26, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

A mund të mbyllet reforma pa u dëgjuar Veliaj?

June 26, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

June 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 Qershor 2026

June 26, 2026
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

June 26, 2026
Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

June 26, 2026
Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

June 26, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In