Mauro Icardi nuk është në kërkim vetëm nga Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, dhe tani në konkurrencë ka hyrë edhe Bayern Munich, kurse “Nerazzurrët” kërkojnë t’ia ripërtërijnë atij kontratën.
Klauzola e sulmuesit argjentinas sipas mediave të huaja thuhet të jetë 110 milionë euro, transmeton KTV.
Sipas “FCInterNews.it”, Bayerni tashmë e ka bërë një ofertë për top-sulmuesin e ekipit italian, ndërsa thuhet se i ka dhuruar 7.5 milionë euro pagë në vit. (b.an)
*-*