Sot është dita e 11-të e protestës së studentëve dhe ajo ka nisur pak më vonë për shkak të motit të keq. Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë, por edhe banorët e Unazës së Re. Duket se numrat po bien, paçka apeleve dhe shikohet një ftohtësi prej organizimit jo të mirë.
Disa ditë më parë banorët nuk janë lejuar që të bashkohen me studentët, pasi protesta e atyre është kthyer dhe në politike, ndërsa studentët kanë vendosur ta mbajnë “të pastër” nga politika protestën e tyre.
Është thënë se pritet t’i bashkohen edhe grupe të tjera shoqërore që janë të pakënaqur me politikat e qeverisë, por duket se më shumë ka njerëz në aktivititetin e PD-së për Kuvendin Kombëtar.










