Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për prokurorin Haxhi Giu. Ky i fundit u kap pak javë më parë nën akuzën për korrupsion. Prokurori i Krujës do të vazhdojë të qëndrojë në burg, deri në vendimin e gjykatës, e cila do të vendosë mbi fajësinë apo jo të tij.