• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Amerika, që njihet si mamaja e reformës së drejtësisë sonë, refuzon të njohë SKY ECC si provë

by Ylli Manjani
18/08/2025 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Përgjatë shqyrtimit paraprak të akuzave kunder një ish-shtetasi Jugosllav, për një sasi prej 15 000 kg cocainë të futur në SHBA në vitin 2019, gjykata në New York nuk pranon të dhënat e SKY ECC si provë.

Ashtu siç janë paraqitur ato të dhëna nuk janë të BESUESHME- thotë gjykata. Nëse prokurorët japin më shumë të dhëna mbi mënyrën se si u përftuan ato të dhëna, si u dekriptuan, si erdhën të paprekura deri në sallën e gjyqit dhe mbi besueshmërinë e tyre, atëherë gjykata mund të rikonsiderojnë vendimin e vet.

Të gjithë gjykatësit normal në perëndim, tashmë përfshi dhe SHBA, i bëjnë testin ligjor çdo të dhëne që prezantohet si provë në një proçes penal.

Si u mor kjo provë, sepse sipas kushtetutave demokratike, askush nuk mund të akuzohet, gjykohet e dënohet me prova të marra në mënyrë të paligjshme. Në Shqipëri kjo gjendet në nenin 32 të Kushtetutës.

Më tej, sa autentike janë të dhënat e sky ecc? Nuk mund të krijosh bindje të drejtë mbi të dhëna të pabesueshme, ku fusin duart lloj lloj agjensish e personash.

Janë disa pyetje që nuk kanë përgjigje:
Si i morën të dhënat?
Si u dekriptuan ato?
Si u transportuan nga autoritetet Franceze tek organet e ndjekjes penale të vendeve të tjera?
Pse ato të dhëna i përkasin personave të akuzuar?

Me pak fjalë çfarë garancish jep Franca për autenticitein e të dhënave që ka vjedhur nga bisedat e kriptuara të shtetasve të botës?! Shtetas të cilët nuk i njeh dhe as nuk i ka në ndjekje penale atje. A mund të japë garanci afranca për dekriptimin që ka bërë policia Hollandeze, ku kjo e fundit ka hakeruar/vjedhur kodet e sigurisë në sistemin e SKY?

A mund të dënohet dikush me të dhëna private të vjedhura në mënyrë masive?!

Le pastaj mjaftueshmëria e këtyre të dhënave si prova. A mund të krijohet bindje përtej dyshimit të arsyeshëm bazuar në dia fjalë që sdihet se si janë marrë/vjedhur dhe sdihet se sa të vërteta janë?!

Këto pyetje shtroi dhe gjykata e New York-ut ndaj dhe vendosi të mos i marrë si prova këto të dhëna.

Modestisht, ne avokatët kemi 2 vite aë i kërkojmë këto gjëra nga gjykatat tona të reformuara, por hiç!!!

Me vendosmëri vijojmë ti sjellim në vemendje drejuesit të SPAK raste nga gjykatat në perëndim, të cilat një e nga një po rrëzojnë SkY ECC për të njëjtat pretendime kushtetuese e ligjore që kemi dhe ne këtu.

Kemi sjellë praktika nga gjithë bota, meqë gjykatësit tanë kushtetues nuk i donin nga ballkani se medemek “ballkanasit janë të korruptuar”…. Kështu thoshin nën zë “të ndershmit” gjykatës të Kushtetutës sonë…

Ja ku i keni!
Plasini sytë se tashmë po flet gjithë perëndimi në një gjuhe. Prova duhet të merret në rrugë të ligjshme. Ky është parim,garanci dhe jo dëshirë gjykatësish apo protagonizëm prokurorësh.

Askush nuk e ndalon arsyetimin tek fakti se “na erdhi me letërporosi”. Jo! Të gjithë merren me përmbajtjen dhe procedurën e marrjes së provës.

Pyetja është si mund të përdoret si provë një përgjim/hakerim të dhënash masive? Pra jo të marra nga një vendim gjykate për person konkret..

Këtë gjë ka thënë edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë që vjet në shkurt. Prej saj të gjithë gjykatat normale reaguan, sepse i drejtojnë kushtetutat dhe ligjet e vendeve të tyre.

Tashmë edhe gjykata Amerikane ngre të njëjtat pyetje.

Vetëm gjykatat tona, nën drejtimin e SPAK nuk tuten.

Këto pyetje mbeten enee pa përgjigje në sistemin e drejtësisë së reformuar të shqipërisë.

Dua të theksoj se këtu nuk po mbrojmë interes personal, por po ngremë një shqetësim publik se sa të pasigurtë jemi të gjithë ne nga një drejtësi penale abuzive. Nga një drejtësi që merret me llafe dhe jo me prova.
****
Edhe një gjë me këtë rast, po të mos ishin llafet e SKY ECC ça rezultatesh do kishte SPAK?!

Pa mendojeni pak..!

Next Post
Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme

Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com