Ambasadat e SHBA dhe BE në Tiranë kanë uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët.
Në mesazhet e tyre në rrjetet sociale, ambasadat e dy partnerëve tanë kryesorë urojnë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për shqiptarët.
“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për doktorët, infiermierët dhe të gjithë ata që këtë ditë të shenjtë po e kalojnë në vijën e parë duke luftuar COVID-19! Çdo ditë por sidomos sot, le të festojmë të gjithë shpresën dhe të shohim drejt fillimeve të reja!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot. Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për ditet më të mira që po vijnë”, thuhet në urimin e Delegacionit të BE.