Portia de Rossi këtë të mërkurë kishte treguar se ka pasur një takim të pakëndshëm me aktorin Steven Seagal gjatë një audicioni. Ajo bëhet kështu e dyta aktore, e cila akuzon aktorin në fjalë për ngacmim seksual.
Aktorja 44-vjeçare ka shkruar në Twitter se Seagal “hoqi pantallonat e tij prej lëkure” teksa ishin në zyrën e tij. Rossi kishte shkuar në audicion për një rol në filmin, ku aktori është dhe producent .
“Audicioni final, për në filmin e Steven Segal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tregoi se sa e rëndësishme është të kemi kimi edhe jashtë ekranit, duke ulur dhe hequr pantallonat prej lëkure “, kujton ajo.
“Vrapoja dhe thërrita agjentin tim, por nuk e dija nëse ai ishte tillë’, – tha ajo.
Ndërsa më pas përmes një postimi në Twitter kishte reaguar edhe prezantuesja e njohur Ellen Degeneres, e cila është e martuar me aktoren Rossi. “Jam krenare për bashkëshorten time”, kishte shkruar prezantuesja.