• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Edhe 8 vatra aktive zjarri, Emergjencat Civile apel qytetarëve

by A R
02/09/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Drejtoria e Emergjencave Civile njofton se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Disa vatra të vogla zjarri janë ende aktive në Malin e Taraboshit në Shkodër. Zjarrfikëset dhe forcat ushtarake të ndihmuar nga banorë të zonës kanë punuar gjatë gjithë ditës për të izoluar flakët. Rreth 30 forca ushtarake janë angazhuar ditën e sotme për të shuar vatrat e mbetura. Në operacionin e djeshëm një punonjës i shërbimit zjarrfikës të Shkodrës mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në fshatin Bushat Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha pranë një ish-reparti ushtarak. Zjarri i favorizuar nga era preku një sipërfaqe të madhe. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë kanë punuar për disa orë duke izoluar dhe më shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Vatra e zjarrit në Malin e Munellës në Pukë është ende aktive. Forca të bashkisë, të pyjores dhe banorë të zonës kanë punuar për të izoluar zjarret. Puna për shuarjen e tyre vazhdon edhe ditën e sotme me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor.

QARKU LEZHË

Vijon operacioni për shuarjen e një zjarri në një zonë malore në fshatin Lajthizë të Mirditës. Forca zjarrfikëse dhe ushtarake kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët, por për shkak të terrenit malor nuk kanë mundur t’i shuajnë plotësisht. Ditën e sotme 30 forca ushtarake janë duke operuar për të shuar vatrat e mbetura të zjarrit.

Në qytetin Laç, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha pranë një ish-reparti ushtarak. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve dhe forcave ushtarake është bërë e mundur që zjarri të shuhet plotësisht duke mos rrezikuar zonën e banuar.

QARKU DIBËR

Në fshatin Lurë Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Sot në mëngjes në operacion janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake.

QARKU BERAT

Në fshatin Roshnik Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me shkurre dhe 40 rrënjë ulliri.

Në hyrje të qytetit Poliçan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe disa pemë pishe. /b.d

Next Post
E shoqja poston foto “të nxehta”, politikani ikën nga shtëpia (GALERI)

E shoqja poston foto "të nxehta", politikani ikën nga shtëpia (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

June 24, 2026
Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

June 24, 2026
“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

June 24, 2026
Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In