• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe 13 minuta, si do të luajë Shqipëria në pjesën e mbetur

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një detyrë shumë të vështirë sot, pasi në 13 minuta, plus shtesën e mundshme, duhet të provojë gjithçka për të marrë një fitore ndaj Maqedonisë. Megjithatë, De Biasi do t’i ketë zgjedhjet e kufizuara, pasi rregullorja e detyron që të hedhë në fushë të njëjtin formacion të momentit kur është ndërprerë takimi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tekniku i kombëtares shqiptare ka kryer të tre zëvendësimet në dispozicion, duke aktivizuar Memushajn, Balajn e Roshin. Kësisoj, rreshtimi i kombëtares në këto minuta të fundit do të jetë ai 4-4-2 me theks ndaj lojës ofensive.

Katërshja e mbrojtjes do të jetë e pandryshuar në krahasim me fillimin e takimit, ndërsa para tyre do të jetë përsëri Kukeli në rolin e “digës”. Memushaj, i aktivizuar në vend të Abrashit gjatë pjesës së dytë të mbrëmshme, do të rreshtohet përkrah tij në qendër të këtij reparti, pak më i avancuar.

Taulant Xhaka, këto minuta do t’i luajë si mesfushor i majtë, ndërsa në krahun e djathtë do të veprojë Roshi, edhe ai një zëvendësues në duelin e mbremshëm, i futur në lojë vetëm pak çaste para ndërprerjes së takimit.

Ndryshe nga sa është mësuar zakonisht, Shqipëria do të luajë me dy sulmues në këto minuta, me Sadikun që do të rreshtohet përkrah Balajt.

Formacioni: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli, Kukeli, Memushaj (hyri 59’), Xhaka, Balaj (hyri 59′), Roshi (hyri 67′), Sadiku.

Panorama/d.i.

Next Post
Kadare sërish ndër favoritët për Nobel

Kadare sërish ndër favoritët për Nobel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com