• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe 100 herë do veproja njësoj në Rrugën e Kombit!” (Po abuzimet 230 mln euro?)

by A R
29/03/2018 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha iu përgjigj në Kuvend Edi Ramës, për taksën e vendosur për të kaluar “Rrugën e Kombit”.

Basha thotë se kjo është një vjedhje e madhe. Madje, Basha tha se “edhe sikur t’i jepej edhe 100 here mundesia per te bere ate qe ka bere ne Rrugen e kombit kur ishte Minister Transportesh, do e bente serish”. Kujtojme se prokuroria ka hetuar per vjedhjen e 230 milione eurosh dhe Basha hetimit ju fsheh me procedure, duke cuar raporte mjekesore sikur ishte semure.

“Sa erdhe, ua rrite taksën në karburant shqiptarëve nga dy herë me 100 lekë. Shqiptarët paguajnë sot 240 lekë për çdo litër karburant. Tani na vendos dhe taksë shtesë për të kaluar rrugët. Edhe sikur 100 here te me jepej mundesia te beja ate qe kam bere ne rrugen e kombit, njelloj do e beja. Ti je xheloz, të shkëlqejnë xixa sytë nga xhelozia”, i tha ai Ramës.

Pjesë nga raporti i KLSH për skandalin me rrugën Durrës-Kukës , kur Bashës i avulluan 230 milionë Euro:

Realizimi i kontratës së ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën e punimeve të ndërtimit, mund të sjellë pasoja të cilat gjatë zbatimit të kontratës reflektohen me rritje të kostos së ndërtimit. Këtë tregon edhe fakti kur, pa u realizuar as 10% e punimeve të rrugës, kontraktori pa projekt përfundimtar, mbështetur në kushtet e kontratës së lidhur ka kërkuar shtesë të volumeve të punës në vlerë 141.9 milionë euro ose 34% mbi vlerën fillestare.

Për të evituar rritjen e mëtejshme të kostos së ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, KLSH-ja i ka propozuar Këshillit të Ministrave që, pas miratimit të projektit të detajuar të zbatimit në DPRR dhe në KRRTRSH, të gjenden mundësitë e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit me shoqërinë Bechtel&Enka, për të rishikuar disa përcaktime të kontratës, dhe veçanërisht: Rishikimin e shtojcës 1 për “Çmimet për njësi” të kontratës, për t’i përshtatur ato me çmimet për njësi të aplikuara deri tani në tregun shqiptar; Rishikimin e shtojcës 10 për “Sasitë e synuara”, në të çilen janë përcaktuar zërat e punës (volume) të kontratës, për t’i përshtatur ato me zërat e punës që aplikon DPRR-ja për ndërtimin e rrugëve; Rishikimin e klauzolës për përjashtimin nga detyrimet fiskale të sipërmarrësit Bechtel&Enka, për të siguruar përputhshmëri me Kushtetutën dhe legjislacionin fiskal shqiptar”.

Ministri i Financave: “Jemi venë në dijeni se, pas llogaritjes paraprake mbi bazën e të dhënave nga projektuesi, kostoja e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash është rritur në 560 milionë euro ose 34% me shumë; kërkojmë në mënyrë urgjente të bëhet argumentimi financiar i kësaj shtese dhe të gjitha ndryshimet të paraqiten dhe të miratohen në Këshillin e Ministrave”.

Prokuroria e Republikës: “Duke analizuar të dhënat rezulton se nga aplikimi i çmimeve të pabazuara mbi volume të pasaktësuara nga projekt zbatimi, kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7% të vlerës fillestare të kontratës. Duke përdorur të njëjtën analizë rezulton se rritja prej 229 milionë euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7% të saj të pajustifikuar. Në këto kushte, demi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milionë euro vetëm për dy segmente të kësaj rruge”./a.m.

Next Post
Negociatat në udhëkryq? Kotzias mbërrin në Tiranë, në pikëpyetje takimi Rama- Tsipras

Negociatat në udhëkryq? Kotzias mbërrin në Tiranë, në pikëpyetje takimi Rama- Tsipras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
Kapshticë dhe Kakavijë, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

December 24, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com