• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edgar Morin në shqip, a mund të quhet fat?!

by A R
24/11/2015 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të vjen keq që ky libër nuk ka ardhur më parë. “Shtatë dijet e nevojshme për edukimin e së ardhmes” është një botim ardhur nga UET, i autorit të njohur erudit frëng Edgar Morin. Një përzgjedhje, këtë herë e jashtëzakonshme e kësaj shtëpie botuese, që ndihmon me këtë rast, tëgjithë njerëzit që duan t’i drejtohen të ardhmes, por edhe shumë prej atyre që duan të venë njërregull në morinë e studimeve të tyre dhe kërkesave të tyre për dije.Sipas vetë autorit, ky libër, përbën fundin e një “triologjie pedagogjike”, e cila ka filluar me një libër të titulluar “Koka e mbushur plot” dhe “Të lidhësh dijet”. Për hir të së vërtetës, ne po njihemi vonë me të, kjo mbase edhe prej një shkëputje të pakuptimtë, që ka preferenca e shqiptarëve të sotëm ndaj botimeve frënge!!! Vetë autori mëton që ide të këtyre librave i ka përçuar që më parë. Dyshoj në përkthimin ekselent të librit, por Blerta Hyskja ka kryer një punë të mirë, ku në pak vende i mungon dinamika, por libri është tejet i vështirë për atë që quhet ngjeshje e mendimit dhe sintetizimi, që autori e ka zgjedhur si formë. Mbase duhej mbajtur pak më shumë në dorë prej saj dhe kishte mbase nevojë dhe për shumë konsultim. Anipse ajo duhet vlerësuar për këtë detyrë që mund të quhet e zgjidhur, në një farë mënyre.Në parathënien e tij Edgar Morin na orienton për atë që duam të lexojmë, por tejet shkurt. Përshkrimin e të shtatë dijeve themelore e shkruan me thjeshtësinë më të mundshme në shtjellimin me botëkuptimin e tij, e asesi nuk merr përsipër të bëj gjithologun dhe as njohjen e tërësisë së atyre lëndëve që duhet të mësohen dhe që ekzistojnë…Me një modesti që është disi e panevojshme për një figurë të tillë, ai thotë se arritjet shkencore tregojnë këtë stad të zhvillimit dhe janë të përkohshme por megjithatë edhe me këtë nivel të çojnë drejt mistereve të universit, në atë që quhet lindje dhe vdekje e qenies…Këtu, thotë kemi të bëjmë me të pavendosshmen, ku përfshihen mundësitë filozofike. Në shtjellimin e librit tregon fuqinë e jashtëzakonshme në mënyrën sesi manovron në disa disiplina dhe sesa me racionalitet e përdor kulturën e përgjithshme për të bërë sinteza që mund t’i vlejnë edhe çdo mësuesi por edhe kujtdo, që është i interesuar për t’u orientuar në morinë e studimeve.Qëllimi i tij është të na shpjegojë se dijet duhet të komunikojnë mes vete dhe jo vetëm kaq por edhe duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të ndihnë edukimin me dijen. Ai dijen e koncepton si një subjekt që duhet t’i përfshijë jo vetëm problemet themelore por edhe ato të pjesshme. Kurse dija e copëtuar, ose ajo që neve në pjesën komuniste e njohim më shumë me togfjalëshin metaforë “Bibliotekë lëvizëse” nuk të bën punë, kur është pa thelb.  Logjika e paraqitur e tij është fare e thjeshtë. Kjo lloj diturie, që ne e cekëm më parë, nuk mund të bëjë bashkimin e pjesëve që do të thotë të pjesëve të veçanta me të tërën. Dija e sotme duhet të jetë e aftë falë shkollave të duhura të rrokë objektet në kontekstet, komplekset dhe në të gjithëtërësinë e tyre.E jashtëzakonshme është, për mendimin personal, se të gjithë ato që janë thënë nga shkrimtarët, artistët e ndryshëm dhe sidomos filozofët, ai ka argument të saktë t’i përshtasë nëkohën tonë. Pra, është i bindur se qenia e njeriut është komplekse (pasi ka anën e saj fizike, psikike, biologjike, kulturore, sociale, historike) dhe se gjatë ndarjes në funksione shpërbëhet.

Sa i përket njohurive të psikologjisë moderne apo atë kategorizim të shenjtë të tre subjekteve,njëkohësisht edhe karakterin e trefishtë të gjendjes, ai na e shpjegon qartë në ndërveprimin e Individit, Species, Shoqërisë. Marrëdhënia mes tyre është ajo që përbën zhvillimin e botës së sotme humane. Shoqëria me individin kërkojnë që përmes demokracisë të ndërtohet “komuniteti planetar”…, sipas tij.E këndshme dhe tejet interesante edhe për mënyrën sesi e sheh raportin e dijes me edukimin, ku duke pasur parasysh kompleksitetin e qenies humane, ai përcakton dhe analizon qartë deri edhe karakteret antagoniste brenda një subjekti të vetëm: Sapiens dhe demens (racional dhe delirant); faber dhe ludens (punëtor dhe bredhës); Emperucs dhe imaginarius (empirik dhe imagjinar); Economicus dhe consumans (ekonomik dhe dorëlëshuar)…I këndshëm mund të quhet dhe konstatimi, sipas të cilit në Homo complexus, ai e pohon se: ne jemi qenie fëminore, nevrotike, delirante, po aq sa edhe racionale. E gjithë kjo përbën lëndën njerëzore për të…atë që duhet ta mbrujmë dhe të bëjmë sintezat tona. Dhe pak fjalë i ka dhe për çmendurinë, që sipas tij, është e natyrshme sepse ajo nuk e ka çuar botën drejt shfarosjes dhe se progreset e kompleksitetit janë arritur kundër, me dhe për shkak të çmendurisë njerëzore. Morin, vërtetë duhet lexuar…dhe mbajtur mënd.

shtate-dijet-e-nevojshme-per-edukimin-e-se-ardhmes-edgar-morin

Autori: Edgar Morin
Titulli: “Shtatë dijet e nevojshme për edukimin e së ardhmes”
Zhanri: Sociologji
Botues: UET
Përktheu: Blerta Hyskja
Faqe: 120
Çmimi: 900Lek

Next Post

Ushtria ruse konfirmon: Njëri prej pilotëve të avionit është vrarë me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com