• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ecuria e procesit të Integrimit, qeveria publikon raportin: Pse besojmë në hapjen e negociatave

by Java News
11/02/2018 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar ditën e sotme raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ne raportin e plote të MEPJ-së thuhet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet. Mes të tjerash në dokumentin në fjalë thuhet se ka vijuar procesi i përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Po ashtu, nënvizohet fakti se vetting ngelet një nga pikat kyçe për hapjen e negociatave, ku shpesh herë është folur për në pranverë do të ketë diçka konkrete.

Sa i përket institucioneve ka patur vlerësim pozitiv nga BE, dhe se vijon akoma të ketë hapësira për të plotësuar nga i gjithë procesi i çeljes së negociatave.

‘Asgjësuam 933.014 bimë narkotike në 2754 parcela, gjatë 2017 asgjësuam 1.722.789 bimë më pak se në vitin 2016”, thuhet në raportin e qeverisë.

Më tej, raporti flet dhe për marrëveshjen politike të 18 majit me PD, duke e cilësuar atë si frymë pozitive për integrimin.

“Marrëveshja e 18 majit, frymë pozitive për integrimin. 17 projektligje për t’u ndryshuar për përafrim me BE”, thuhet më tej në raport.

“Bazuar në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, neni 18, pika 1, Këshilli i Ministrave paraqet në Kuvend një raport të detajuar mbi zbatimin e detyrimeve, sipas Planit Kombëtar për Integrimin Europian, ecurinë e procesit të bisedimeve për anëtarësim dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë, për vitin paraardhës.

Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është objektivi madhor i Qeverisë shqiptare. Si i tillë, ai është prioritet i politikës së jashtme dhe i punës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për bashkërendimin e aktiviteteve të institucioneve shqiptare në procesin e integrimit evropian. Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, në varësi të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në veçanti të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, fokusi i punës së  Qeverisë shqiptare është sigurimi i një vendimmarrjeje pozitive për  hapjen e negociatave.

Një  hap kyç në këtë drejtim është  Reforma në Drejtësi, e cila është një nga reformat më të thella që është ndërmarrë ndonjëherë në vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ecja e shpejtë në plotësimin e hapave të Reformës në Drejtësi, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimi i Reformës në Drejtësi me masa shtesë si vettingu i trupës policore, janë vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Besimi ynë në arritjen e objektivit të hapjes së negociatave bazohet në vlerësimet pozitive të marra nga institucionet e Bashkimit Evropian, përfshi vlerësimet e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në takimin e 9-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, se Shqipëria ka bërë përparim të mëtejshëm domethënës që nga rekomandimi i Komisionit Evropian i vitit 2016.

Në kontekstin e dialogut politik me institucionet e BE dhe me vendet anëtare, veprimi ynë diplomatik është përqendruar në vënien në dukje të masave për zbatimin e prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe bashkërendimin e tyre me vendet anëtare dhe Komisionin Evropian.

Ky dialog është zhvilluar së fundmi nëpërmjet:

  • Takimit të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri – BE më 15 nëntor 2017;
  • Takimeve të Kryeministrit, Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ministrit të Punëve të Brendshme me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 4 – 6 dhjetor 2017, përkatësisht:
  • Takimeve të Kryeministrit me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, Përfaqësuesen e Lartë Mogherini, Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, në datat 4 – 5 dhjetor 2017.
  • Pjesëmarrjes së MEPJ në një seancë të Komisionit të Politikës së Jashtme të PE-së, si dhe takimit me Zëvendës Presidentin e Parë të  Komisionit Europian, z. Frans Timmermans, më datë 4 dhjetor 2017.
  • Vizitës së punës të Ministrit të Brendshëm në Bruksel, e cila përfshiu takime me Komisionerin për Migrimin dhe Punët e Brendshme Avramopoulos dhe me Komisionerin Hahn, më datë 6 dhjetor 2017.

Në tërësi, Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Takimet e institucioneve të përbashkëta Shqipëri – Bashkimi Evropian janë zhvilluar rregullisht dhe është paraqitur tashmë raportimi i parë si pjesë e procesit të hartimit të Raportit të Komisionit për vitin 2018. Po ashtu, ka vazhduar procesi i përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Megjithatë ky proces duhet të përshpejtohet duke synuar krijimin e një kuadri ligjor evropian në dobi të qytetarit dhe biznesit shqiptar dhe në funksion të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Si pjesë e parapërgatitjeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, Komisioni Evropian inicioi procesin pre-screening me Shqipërinë për kapitujt negociues 23 (‘Gjyqësori dhe të drejtat themelore’) dhe 24 (‘Drejtësia, liria dhe siguria’). Ky është një hap domethënës që do t’i japë një shtysë të re plotësimit të kritereve politike të anëtarësimit.

Marrëveshja e Financimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në lidhje me Programin e Veprimit për Shqipërinë për vitin 2016 u miratua në parim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 740, datë 13.12.2017, dhe nënshkrimi i Marrëveshjes në fjalë u bë me 15 dhjetor 2017 nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të IPA-s.“, thuhet në Raport

RAPORTI

Kriteri politik

Shumica qeverisëse  është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv dhe për të ecur më tej mbi bazat e konsensusit politik që ekziston sa i përket integrimit evropian, në mënyrë që të vijojë ndjekjen e axhendës së reformave në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike. Marrëveshja kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2017, me një proces elektoral gjithëpërfshirës dhe një fushatë më pak të polarizuar. Parlamenti miratoi me konsensus mes forcave politike tri ligje të paketës së reformës në drejtësi. Si rezultat i klimës së përmirësuar politike, Parlamenti zgjodhi me konsensus (100 vota pro) anëtarët e tre institucioneve për rivlerësimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, hap thelbësor ky i reformës në drejtësi. Shqipëria u bë pjesë e projektit të BE – OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore në vendet e Ballkanit Perëndimor. U miratua me konsensus në Parlament ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Lufta kundër korrupsionit

Zhvillimet legjislative në luftën kundër korrupsionit përfshijnë miratimin e amendamenteve në Kodin e Procedurës Penale, si dhe të ligjit për institucionet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, përmes së cilave vendoset krijimi i:

  • një Prokurorie të specializuar,
  • një Njësie Hetimi të pavarur
  • një Gjykate të specializuar.

Ka vijuar trendi pozitiv drejt një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi të rasteve të korrupsionit, siç dëshmohet ndër të tjera nga rritja me 8.2% në numrin e rasteve të referuara në Prokurori nga policia në 6 mujorin e parë të 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Lufta kundër krimit të organizuar

Në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e marijuanës/kanabisit të sekuestruar. Lufta kundër kultivimit të kanabisit vijoi me një ritëm të qëndrueshëm, me asgjësimin e 933.014 bimëve narkotike në 2754 parcela, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit. Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë.

Ka vijuar trendi pozitiv drejt një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi të rasteve të krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Në 6 mujorin e parë të 2017 u rrit me 25.3% numri i rasteve të dërguara në Prokurori nga Policia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raport_Progres_MEPJ_2018_Kuvend_final

a.ç

Next Post
Anglia ekstradon shqiptarin që kërcënoi prokuroren: ‘Ta di shtëpinë, të njoh të dashurin, do të bëj për karrocë…’

Anglia ekstradon shqiptarin që kërcënoi prokuroren: ‘Ta di shtëpinë, të njoh të dashurin, do të bëj për karrocë…’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In