• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ecuria e integrimit në BE/ Rama, batuta në Slloveni: Një panel si autobus i avashtë, gjithsesi më mirë se një avion rus

by Java News
28/08/2023 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune dy ditore në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën vjetore ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit. Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron u mikpritën dje në një darkë nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë z. Robert Golob.

Forumi Strategjik i Bledit është një platformë globale gjithëpërfshirëse për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj, duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes, të cilat promovohen përmes eventeve të ndryshme, diskutimeve, tryezave të rrumbullakëta, projekteve, analizave dhe publikimeve.

Ngjarja e saj qendrore vjetore – konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit – është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila këtë vit ka si temë “Solidaritet për Sigurinë Globale”. Kryeministri Rama mori pjesë sot në Panelin e Liderëve, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Kryeministrin e Malit të Zi, Kryeministren e Serbisë, Kryeministrin e Bullgarisë, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje, Hercegovinës, si dhe Kryeministrin e Kroacisë. Paneli u moderua nga gazetari dhe prezantuesi i programeve televizive Ali Aslan.

-Zoti Kryeministër Rama, herën e fundit që ju ishit në këtë skenë, ju thatë një frazë të bukur kur ju pyeta se si si ndiheni për të ardhmen e Ballkanit perëndimor, ju thatë që jeni tragjikisht optimist dhe tani që ka një shifër për aspiratat tuaja, a është ky motivimi i duhur që dhe ju të bëni pjesën tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus. Prandaj, së pari dua të falënderoj Robertin dhe Charlin dhe jo sepse di si të jem një diplomat i mirë sepse nuk jam, por sepse patëm një mikpritje shumë të ngrohtë, shumë të hapur dhe do të thoja me biseda të zemrës mbrëmjen e kaluar dhe jam shumë i lumtur që të shoh liderë, një politikan që të flasë njësoj si në një darkë ashtu edhe në një forum. Faleminderit, Charles! Më në fund, sepse ishte fantastike kjo gjë. Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë.

Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit jo vetëm parime ,vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësira më të mëdha edhe për ndërmarrje tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë Acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh.

Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit deri sa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe proeuropianë, pra kemi edhe 20  vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë të keni përmbushur premtimin tuaj, Charles./m.j

Next Post
Kurti në Slloveni: Rajoni ynë duhet t’i bashkohet BE, unioni po sillet si fe ateiste. Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve për tensionet në Veri

Kurti në Slloveni: Rajoni ynë duhet t’i bashkohet BE, unioni po sillet si fe ateiste. Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve për tensionet në Veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In