• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eco Tirana, Veliaj u bën thirrje qytetarëve të ndajnë mbetjet në dy qese: Shans historik

by Java News
11/12/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona brenda Unazës së Tiranës, që është identifikuar edhe si zona e kuqe, ku do të përqendrohet fillimisht puna e kompanisë publike Eco Tirana, nga nesër do jetë më e pastër. Kurse qytetarët që banojnë në këtë zonë do të kenë mundësi të ndajnë mbetjet në shtëpitë e tyre, në dy qese të veçanta: në mbetje të riciklueshme dhe mbetje të pariciklueshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi mjediset e kompanisë Eco Tirana në “Don Bosko”, ku u njoh me asetet saj dhe punonjësit e rekrutuar, të cilët do të bëjnë grumbullimin e mbetjeve dhe menaxhimin e situatës në terren.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu besimin në suksesin e kësaj kompanie dhe misionin për të praktikuar në Tiranë një metodë të re të grumbullimit të mbeturinave, të ndara në mbetje të riciklueshme dhe të pariciklueshme. Por, ai tha se që ky sukses të jetë i garantuar, lind nevoja për bashkëpunim nga qytetarët, të cilët duhet të bëjnë ndarjen e mbetjeve sipas dy kategorive që në shtëpitë e tyre. “Jam shpresëplotë që do të kemi një bashkëpunim të suksesshëm me qytetarët. Që kjo të jetë një histori suksesi do duhet që, nga nesër, secili në familjen e vet, ashtu si janë trajnuar edhe fëmijët nëpër kopshte e shkolla, t’i ndajë mbeturinat: Ato që mund të riciklohen i vendos në një qese (plastikë, alumin, letër, karton, shishet e presuara) dhe mandej i hedh në koshin e gjelbër, kurse mbetjet e tjera, kryesisht ushqimore që nuk riciklohen, i vendos në një qese tjetër, për t’i hedhur në koshin blu”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se kjo është e vetmja mënyrë moderne që Europa dhe gjithë vendet e civilizuara përdorin për të bërë ndarjen në burim të mbeturinave, duke reduktuar ndotjen dhe shmangur mbingarkesën në landfille. “Por, kjo nuk bëhet nëse nuk bashkëpunojmë. Të gjithë themi se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ky është një shans për t’u sjellë si europianë. Nëse secili prej nesh sillet si europian, atëherë edhe Tirana do të jetë europiane. Është shumë e rëndësishme t’iu kërkoj qytetarëve bashkëpunim, që t’i ndajnë mbetjet para se të dalin nga shtëpia, në dy qese të veçanta, e mandej të respektojnë investimin qe kemi bërë”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj bëri të ditur se kompania do të ketë në terren edhe njësi të lëvizshme që do të kontrollojnë të gjitha rrugët brenda zonës, ku do të shtrijë veprimtarinë.

“Jo vetëm që do të kemi një pastrim modern të rrugëve, jo vetëm që do të kemi kosha të diferencuar, por do të kemi edhe disa njësi të lëvizshme me biçikleta, pra edhe transporti do të jetë ekologjik, që qytetarët të kenë mundësi të shikojnë në nivel kapilar në çdo rrugicë, në çdo cep, në çdo qoshe, në çdo shesh sesi bëhet pastrimi i qytetit. Mezi pres që të shikojmë rezultatet e para, fillimisht tek ajo që quhet zona e kuqe, pra brenda Unazës. Gradualisht, gjatë gjithë vitit tjetër do të zgjerohemi edhe në zona të tjera të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai ka falenderuar të gjithë nxënësit e shkollave dhe të rinjtë që u bënë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të qytetarëve të Tiranës, për ndarjen e mbetjeve në burim, duke theksuar se kjo kompani dhe kjo nismë është një shans për të ndryshuar një herë e përgjithmonë kulturën e pastrimit në Tiranë. “Kemi një shans historik që të bëjmë ndryshimin në Tiranë. Besoj se të gjithë qytetarët e Tiranës, do t’i bashkohen këtij shansi historik për ta pasur Tiranën qytetin më të pastër në Ballkan. Por na duhet edhe pak përpjekje nga të gjithë”, përfundoi Veliaj.

veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-8veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-7veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-6veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-5veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-4veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-3veliaj-inspekton-kompanine-publike-eco-tirana-1

Next Post
Syri i Robert Elsiet mbi shqiptarët

Syri i Robert Elsiet mbi shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com