• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eci si të kem dëshirë”/ Gruaja e Mark Kodrës tregon momentin e konfliktit me 25-vjeçarin në Shkodër: I dola para me i ul armën, konfliktet prej një viti

by Java News
29/05/2021 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë bashkëshortja e 47-vjeçarit, Mark Kodra, ajo që ka rrëfyer momentin e konflikit të bashkëshortit të saj me shtetasin Emiljano Ndou, i cili mbeti i vdekur të premten në darkë në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Ajo tregon për mediat se një javë para ngjarjes, 25-vjeçari ka ardhur me një motor duke ecur me shpejtësi të madhe dhe duke xhiruar gomat para shtëpisë së tyre.

Në atë moment, tregon Kodra, ka qenë djali i saj ai që ka dalë, duke i thënë 25-vjeçarit të ecë më me kujdes, pasi kjo është shtëpia e tij.

Por siç duket, 25-vjeçari e ka marrë si ofezë daljen e djalit të saj, duke i thënë më tej: se ai bën çfarë të dojë dhe ecën si të ketë dëshirë.

“Fillimisht ka ardhur rretherrotull duke xhiruar gomat e motorit afër shtëpisë. Ai ka qenë një djalë i lëvizur shumë, por se ka pasur diçka me vajzat absolutisht jo. Ai ka një shok këtu, komshi i joni. Ka ardhur me motor pranë shtëpisë, por në atë moment ka dalë djali dhe i ka thënë ec më ngadalë. Ai i është kthyer djalit duke i thënë se eci sa të dua dhe ku të dua. Sikur ai të jetë një trim i madh”, u shpreh ajo.

Më pas, gruaja rrëfen se pasi doli ajo, ata u ndanë.

Sipas saj, ditën e djeshme, 25-vjeçari është rikthyer përsëri dhe i ka thënë djalit se çfarë kishe atë natë, duke shtuar se djali i saj i është përgjigjur se ajo natë kaloi dhe tashmë nuk kishte më asgjë mes tyre.

“Mbrëmë ka ardhur dhe i ka thënë djalit se çfarë ke pas atë natë. Djali i ka thënë se u krye ajo punë, a u morëm vesh bashkë. Pastaj, si për të mos mjaftuar kjo, e ka sharë djalin me gjithë robt dhe ka qëlluar ndaj tij”, tha ajo.

Pas këtij episodi, tha gruaja, djali ka hyrë brenda dhe ka folur me të vëllanë që ka në Francë, por pikërisht gjatë këtij momenti e ka dëgjuar e motra, e cila e ka rrëfyer ngjarjen tek e ajo.

“Ka hyrë Brenda pastaj djali dhe ka fol me të vëllain që ka në Francë, në këtë moment e ka ndjerë vajza. Pastaj vajza pasi ka dëgjuar bisedën ka ardhur dhe më ka thënë se është kapur Valentini me dikë. E pyeta djalin se më ke je ngatërruar më tha se jam ngatërruar me dikë. E pyeta po si ishte puna, më tha më ka sharë dhe më ka gjuajtur. Më tha se këtë punë e mbylli unë dhe doli e iku, pastaj se kam parë më”, tregoi gruaja.

Ajo theksoi se bashkëshortit i takoi krejt rastësisht të bisedonte me të rreth konfliktit, pasi ata u takuan në një lokal të fshatit.

Mirëpo, sipas saj, 25-vjeçari ka vepruar në të njëjtën mënyrë, duke sharë dhe qëlluar 47-vjeçarin.

“Burrit i ra me u marrë vesh me këtë 25-vjeçarin, por ai ka sharë edhe burrin, duke bërë të njëjtën sjellje. Burri është takuar me të tek lokali dhe se ka telefonuar. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi viktima dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Ka dalë, e ka lënë armën aty dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara me i ul armën dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qëlluar.
Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”
, tha ajo.

Ngjarja në Shkodër

Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth mesnatës në Shkodër. Viktima është Emiljan Ndou, banues në Bardhaj, i cili u qëllua me armë zjarri pranë një kalçetoje në këtë fshat.

Mësohet se i riu është konfliktuar me 47-vjeçarin vjecarin Mark Kodra për motive të dobëta dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës. Kodra e ka qëlluar me kallashnikov të riun, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar menjëherë jetë.

Pak minuta pas ngjarjes, policia e Shkodrës arriti që të vinte në pranga autorin e vrasjes Mark Kodra ndërsa ka sekuestruar edhe armën me të cilën ai kreu krimin. Mësohet se viktima dhe autori ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Next Post
Dy milionë të regjistruar në e-Albania! Karçanaj: Shqipëria do jetë kampione e digjitalizimit

Dy milionë të regjistruar në e-Albania! Karçanaj: Shqipëria do jetë kampione e digjitalizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In