Cleo Smith, e zhdukur prej 18 ditësh në Australi, është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur. Vajza 4-vjeçare u zhduk nga familja e saj më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.
Policia ka ndaluar një burrë të moshës 36-vjeçare i cili mendohet se po e mbante në një shtëpi. E mitura u gjet në një nga dhomat e banesës në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo”, tha zyrtari policor, Col Blanch, raporton BBC.
Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.
g.kosovari