• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E shkuara nis nesër

by Frrok Çupi
03/11/2021 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dje ishte ‘dita e të shumtëve’, një procesion i katolikëve në kujtim të të vdekurve. Në varrezat e Tufinës pashë mijëra, po mijëra familjarë e të afërt që ishin mbledhur e flisnin me njeriun e dashur njësoj si të ishte aty i gjallë. Njerëzit tanë, një nga një, e mbajnë në duar prej floriri të shkuarën e tyre. Po kur mblidhemi në tufë, ç’dreqin ndodh që e shkuara ‘nuk ekziston’?! Kam kohë që më shqetëson ‘thesi i së shkuarës’. Njerëzit dhe qeverinë dhe politikën dhe drejtësinë, i shikoj që përditë e nisin mëngjesin me këtë thes të mallkuar në kurriz; ecin si të përgjumur rrugës me të gjithë dhe i drejtohen lumit ku hedhin të shkuarën. E shkuara nis prapë nesër…

Gjithçka ka ndodhur deri më sot, e hedhim në greminë. Pastaj prapë nesër. Unë po tmerrohem kur dëgjoj disa politikanë që thonë: ‘Hë mo!, edhe ju, me Berishën!? Prapë me ’97-ën?…, prapë me ’98-ën?…, prapë me Haklajt?…, prapë me vrasjen e të katërve në 21 janar?…, prapë me Gërdecin?’. Nuk dua të besoj se ndonjëri prej këtyre të jetë nga ata që dje ishte në varreza për procesionin e ‘të shumtëve’. Por që mes 3000 e ca viktimave të Berishës, me siguri ndonjëri do të jetë edhe ‘i pikëlluari’ mbi varrin e shkaktuar nga Berisha, por edhe i ‘dashuruar për Berishën’, njëkohësisht. Dje kam parë në televizion një politikan, kandidat për kryetar në PD, që rrihte këmbën dhe pyeste: ‘çfarë u bëri Berisha, o të padrejtë!?’. Si ky ka plot, por ky ka edhe një kryq tjetër mbi shpinë: Djaloshi është nga Vlora. Babicën e ka plot me varre të sulmit shtetëror të vitit 1997, edhe Dukatin e Novoselën…, nga deti dalin ende eshtra të marsit 97… Mifoli mban dëshmitë tragjike: Aty u përplasën forcat e ushtrisë së Berishës me djemtë e Vlorës; aty desh hidhte në erë Urën e të izolonte Vlorën; këtij korridori u nisën avionët për të sulmuar popullin me armë kimike; bregut të detit çdo natë patrullonin djemtë e Vlorës ‘kundër dushmanit’- siç e quajtën Berishën. Me siguri djaloshi politikan që tund këmbën për Berishën, është nga ata që nuk ka qenë kurrë në varreza për ‘procesionin e të shumtëve’; ose ka qenë e prapë i nevojitet thesi në kokë për të tjerët.

Ç’na ka bërë thesi i të shkuarës?

1.

Na ka bërë namin në shtëpinë tonë:

Ti do të nisësh të ndërtosh një çerdhe për familjen, dhe mbledh gurët, mbledh çimento dhe tjegulla… Por mes murit ke harruar inerte, ke lënë zgavra dhe ndotje. Atëherë shtëpia nuk ta ka jetën të gjatë. As shtëpia e përbashkët, po kështu. A nuk ishim ne shqiptarët që pamë intelektualët e viteve 1945- 48 tek i nisnin drejt pushkatimit dhe burgjeve? Po ‘hajt’ thamë se ‘nuk jemi ne’. Deri në fund të regjimit, kur u shemb shtëpia, u bënë 6000 e ca të pushkatuar dhe të gjithë ne- ‘kockë e lëkurë’. Edhe shtëpinë e dytë post- komuniste e ndërtuam si të parën, plot krime nëpër zgavra muresh. U harrua e para, tani po hedhin pas krahëve të dytën. Po sikur harresa të mos ndodhë kurrë, por njeriu të bëjë sikur…? Atëherë edhe më keq, pushtetin xhelat të Berishës do ta kujtojmë pas Berishës dhe atëherë do të hamë njëri tjetrin. Harresa nuk arrihet kurrë, ajo veçse transformohet në fenomene tmerrësisht të rrezikshme- sipas Frojdit.  Sikur të harrojmë edhe sot, atëherë do të na duhet që gjithçka ta falim si ‘të kaluar’.

2.

Do të hapeshin burgjet dhe çmendinat

Një baba që abuzoi pardje në Kamzë me të bijën 6 vjeç derisa e la për vdekje, do të na vijë në shkolla e kopshte që të shikojë fëmijët cili vlen e cili jo; vrasësi i një nëne do të na dalë në çdo rrugicë; ai që vrau tetë familjarë në Vlorë do të shpallet ‘hero’. Do të lirohen të gjithë të burgosurit për krimet më të rënda: Vrasës, pedofilë, hajdutë, trafikantë… Edhe të sëmurët psikikë do të dalin rrugëve, me të drejtë.

Pse?

Sepse aktet e tyre nuk janë kryer nesër, ato janë kryer dje dhe i përkasin ‘të kaluarës’. Fajtorët do të mbrohen nga avokati se ‘e kanë kryer krimin dje’. Në këtë moment krimi humb fuqinë mbi autorin, sepse akti hyn në ‘histori’. A nuk shikoni që ‘Gërdeci’ po shtyhet për ‘në histori’; 26 të vrarët nuk janë më në varre. Edhe autori i gjithë tmerreve pas vitit ’90, zoti Berisha, po quhet lider ‘historik’. Por kjo nuk e zgjidh punën, e bën me tramautike: Në fushën e ‘historisë’ autori dhe viktima do të përplasen për vdekje, mijëra herë më tragjikisht se në çastin e kryerjes së krimit.

3.

A nuk po na fusin në rreth vicioz?

Shikoni një cikël shumë të ngushtë: Në sallën e foltores, për shembull, hyjnë të ndershëm por naivë, të burgosur, pijanecë, gjobaxhinj, të turr-a-vrapit për të rrëmbyer sa të munden, budallenj…; dhe kërkojnë pushtet me çdo kusht. Kur dalin nga sallat, si foltorësit ashtu edhe foltorësi, mendojnë se janë tjetërkush, jo ata që hynë. Të gjithëve u duket vetja ‘i pastruar’. E di pse? Sepse mendojnë se me kaq mbollën në mendjen njerëzore farën makabër të krimit sikur krimi ka ndodhur ‘në të shkuarën historike’, jo në të tashmen as në të nesërmen.

Si dilet nga rrethi vicioz?

Dilet vetëm duke krijuar hapësirën; vetëm në hapësirë ‘individi arrin vetë në përfundime”, thotë Andreas Hamburger, profesor në International Psyhoanalytic University. E kaluara nuk përsëritet vazhdimisht.

fjala.al

Next Post
I kujt është faji për mungesën e energjisë?

I kujt është faji për mungesën e energjisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

August 4, 2026
Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

August 4, 2026
27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

August 4, 2026
Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

August 4, 2026
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com