• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E zgjodhi Trump, Senati miraton emërimin e Barrett në Gjykatën e Lartë/ Kush është republikania që votoi kundër

by Java News
27/10/2020 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan konfirmoi të hënën Gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Amy Coney Barrett si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë me 52 vota pro dhe 48 kundër.

Senatorja republikane nga shteti Mejn, Susan Collins iu bashkua të gjithë demokratëve të Senatit që votuan kundër emërimit të zonjës Barrett. Senatorja Collins tha se nuk do të votonte për emërimin e Gjyqtares Barrett për shkak të momentit të zhvillimit të këtij votimi, kur mbeten tetë ditë deri në zgjedhjet presidenciale.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, në bazë të arkivave ekzistuese historike, asnjë anëtar tjetër i Gjykatës së Lartë nuk është konfirmuar pa mbështetjen e asnjë prej senatorëve të partisë opozitare, në të paktën 150 vjet.

Zonja Barrett është e treta anëtare e Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjë që ndikon fuqimisht në balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend. Me përfshirjen e zonjës Barrett, gjykata me nëntë anëtarë ka tani një shumicë të konsiderueshme konservatore prej 6-3.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Clarence Thomas pritet të kryesojë ceremoninë e betimit të Gjykatëses Barrett të planifikuar të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në orët e vona të së hënës.

Demokratët kanë kundërshtuar emërimin e zonjës Barrett, duke shprehur rezerva si për përgatitjen e saj, ashtu edhe për procesin e plotësimit me kaq nxitim të vendit të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg.

Demokratët kishin argumentuar se vendimi për zgjedhjen e një anëtari të ri të gjykatës duhet t’i lihej kandidatit që do të fitonte zgjedhjet presidenciale, një qëndrim që republikanët mbajtën për plotësimin e një vendi të zbrazët në gjykatë në fillim të vitit zgjedhor 2016.

“Senati po vepron siç duhet,” tha të dielën udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell. “Ne po vazhdojmë me procesin e emërimit”.

Senati votoi 51- 48 të dielën për t’i mbyllur fjalimet e gjata që synojnë të bllokojnë votimin, duke i hapur rrugën votimit përfundimtar.

“Demokratët po marrin fjalën gjithë natën për të luftuar këtë proces të rremë nga Republikanët e Senatit,” tha udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer. “Ne nuk do të ndalemi së luftuari.”

Senatorja demokrate Elizabeth Warren e cilësoi votën “të papërligjshme” dhe “grahmat e fundit të një partie të dëshpëruar,” njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Gjyqtarja Barrett mund të jetë një ndër gjykatësit që mund të peshojnë padi të ngritura lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse nuk është e sigurtë nëse ajo do të kërkojë të përjashtohet pasi u emërua nga Presidenti Trump. Gjatë seancave të konfirmimit ajo nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë ndaj pyetjes.

Zonja Barrett do të jetë një nga gjyqtarët që do të vendosin më 10 nëntor nëse do të shfuqizohet Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të cilin zoti Trump ka kërkuar ta rrëzojë.

Ligji, i njohur gjerësisht si “Obamacare”, i miratuar gjatë administratës së ish-Presidenti Barack Obama në 2010, është një masë që siguron kujdes shëndetësor për miliona amerikanë. Fati i ligjit është një shqetësim thelbësor për shumë njerëz mes numrit të shtuar të rasteve të reja të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Republikanët kanë argumentuar prej kohësh që Obamacare u kushton shumë taksapaguesve dhe i jep qeverisë shumë kontroll mbi kujdesin shëndetësor. Kongresi i udhëhequr nga Republikanët në vitin 2017 eliminoi klauzolën e ligjit e cila e bënte të detyrueshme blerjen e sigurimit shëndetësor. Ata tani duan që Gjykata e Lartë të shfuqizojë ligjin në tërësi, duke thënë se pa këtë dispozitë, pjesa tjetër e ligjit nuk mund të qëndrojë./ VOA

g.kosovari

Next Post
“Sami Frashëri” në Paskuqan aty do bëhet pallat”/ Veliaj i përgjigjet ‘LIVE’ Kryemadhit: Gënjeshtër spektakolare, do ndërtohet dyfish më e madhe

“Sami Frashëri” në Paskuqan aty do bëhet pallat"/ Veliaj i përgjigjet 'LIVE' Kryemadhit: Gënjeshtër spektakolare, do ndërtohet dyfish më e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com